Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Benefitet e çajit me xhenxhefil

Jetë 04/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lexoni më shumë për të kuptuar përfitimet e xhenxhefilit në organizmin e njeriut.

Hidratimi është një prej mënyrave më të mira për të siguruar funksion optimal të trupit, por nëse e pasuroni ujin me limon dhe xhenxhefil, atëherë në mënyrë drastike ia rritni përfitimet ujit.

Nevojat tona për ujë varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, megjithatë një rregull i mirë është t’i konsumoni tetë gota ujë në ditë, shkruan Telegrafi transmeton GazetaShneta.

Nëse i shtoni xhenxhefil dhe limon ujit dhe e konsumoni këtë pije rregullisht, atëherë shëndeti juaj do të përmirësohet në shumë mënyra.

Në Ayurveda, xhenxhefili përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, është një antiseptik dhe antipezmatues natyra.

Xhenxhefili për shkak se njihet si agjent i fuqishëm antiviral, antibakterial dhe antikancer, është dëshmuar se ka aftësi t’i trajtojë sëmundjet e ndryshme, duke filluar nga aknet e problemet tjera të lëkurës, e deri te problemet me sistemin e tretjes, diabetin, e parandalon alzheimerin, demencën, humbjen e memories, depresionin etj.

Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të pasura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, niacin, riboflavin, etj.

Nivelet e larta të acidit citrik i lehtësojnë problemet e sistemit tretës, ndërkaq vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, e përmirëson shëndetin e lëkurës, ndihmon në humbje të peshës, ndihmon në forcimin e sistemit të imunitetit, etj.

Në mënyrë që t’i gëzoni të gjitha përfitimet e limonit dhe xhenxhefilit, shtojeni një lugë çaji xhenxhefil dhe lëngun e një gjysme limoni të shtrydhur në 250ml ujë dhe konsumojeni këtë pije përgjatë ditës.

Pijes mund t’i shtoni edhe mjaltë për ta përmirësuar shijen. /Telegrafi

Artikulli paraprakHemorroidet – shkaqet dhe trajtimi
Artikulli i rradhës QKUK furnizon ORL-në me një bronkoskop dhe ezofagoskop

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.