Mësoni më shumë ne lidhje me të mirat e qepës që deri tani nuk i keni ditur.
Shkencëtarët kanë analizuar shprehitë e ushqyerjes tek gratë, ku numri i kësaj sëmundje është rritur jashtëzakonisht shumë në dekadat e fundit.
Ata përmes kësaj analizë kanë gjetur se, ato gra të cilat të paktën një herë në ditë në ushqimin e tyre ka pasur qepë dhe hudhër, kanë pasur gjasa më të vogla të kancerit të gjiri, më konkretisht 67%.
Mirëpo, sipas shkencëtarëve këto dy perime duhet të hahen të gjalla dhe pa i përzier në ushqime të tjera, kjo sepse sipas tyre efekti nuk është i njëjtë, apo ndoshta edhe nuk ka fare efekt.
Të hani qepë dhe hudhër, mund të jetë çelësi, këtë e tregojnë edhe studimet e më hershme, se antioksidantët që gjenden në këto dy perime, ndihmojnë në ‘vrasjen’ e qelizave kancerogjene. Po ashtu, këto studimet kanë treguar se ngrënia e qepës dhe hudhrës të gjallë nuk e zhduk vetëm rrezikun e kancerit të gjirit, por gjithashtu kancerin në stomak, prostatë dhe mushkëri./lajmi.net