Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bëni maskën e zezë në kushte shtëpie vetëm me dy përbërës

Jetë 28/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse jeni në internet, me siguri se keni parë përdorimin shumë të gjerë të maskës së zezë për fytyrë të pastër.

Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa të bezdisshmet pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër.

Dhe për ta arritur këtë, do të ishit të gatshme të paguanit shifra nga më të çmendura për kremra të shtrenjtë apo seanca në qendër estetike. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie. Para së gjithash duhet të dini se ç’janë ato.

Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët. Prej disa kohësh në treg qarkullon një produkt, i cili është futur rishtas në treg, maska e zezë.

Bëhet fjalë për një tubet kremoz, sasia e të cilit zakonisht është 200 ml, i cili përhapet në fytyrë me ndihmën e një spatule ose furçe. Por duke qenë se shpeshherë me cilësinë e tij bëhen manipulime, ndodh që ky krem të mos e kryejë funksionin e tij.

Për këtë arsye, sot ju këshillojmë që maskën e zezë ta bëni në kushte shtëpie. Duhen vetëm pak minuta dhe rezultati do t’ju lërë pa fjalë. Masat e ingredientëve ndryshojnë në varësi të sasisë që doni të përgatisni. Në një enë shtoni dy lugë çaji me pluhur karboni dhe një lugë gjelle me vinovil. Përzieni dy përbërësit derisa të shkriheni mirë me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e një furçe ose sfungjeri dhe më pas përhapeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ftohtë./living

Artikulli paraprakLejleku i QKUK-së: Sa nëna i dhanë fund pritjes së ëmbël
Artikulli i rradhës Shenjat dhe shkaqet e dehidrimit gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.