Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Berisha-Muharremi pas përfundimit të mandatit: Arrita të bëj këtë klinikë model brenda QKUK-së

Lajme 21/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas përfundimit të mandatit në pozitën e drejtoreshës së Klinikës Endokrinologjike në QKUK, Dr. Venera Berisha-Muharremi ka dal me një mesazh ku ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj.

Ajo ka thënë se gjatë tre viteve të menaxhimit të saj, ka arritur të bëj klinikën model brenda QKUK-së.

“Gjatë këtyre viteve të menaxhimit të Klinikës Endokrinologjike arrita të bëj këtë klinikë model dhe një oazë brenda QKUK-së duke e shëndrruar në nje klinike me ambiente moderne dhe kushte ndoshta më të mirat në rajon”, ka shkruar Berisha-Muharremi.

Lexoni mesazhin e saj të plotë:

MISSION COMPLETED !

Tre vite më parë përmes konkursit publik dhe falë titujve akademikë e Profesional që dhe ende janë kusht sipas legjislacionit në fuqi, u zgjodha Drejtoreshë e Klinikës Endokrinologjike për mandat tre vjeçarë!

Për këtë periudhë kjo Klinikë ishte prioritet i imi numër 1 në punët e mia profesionale dhe akademike!

Gjatë këtyre viteve të menaxhimit të Klinikës Endokrinologjike arrita të bëj këtë klinikë model dhe një oazë brenda QKUK-së duke e shëndrruar në nje klinike me ambiente moderne dhe kushte ndoshta më të mirat në rajon!

Një menaxhimi të tillë nuk i kanë munguar asnjë ditë urimet, falenderimet dhe përkrahja morale që marr prej te hyrja në QKUK nga rojet në hyrje të klinikave e deri te nivelet e larta menaxheriale dhe shëndetësore të QKUK-së dhe jo vetëm!

Për këtë sukses meritat për përkrahje iu takojnë:

-Drejtorisë së QKUK-së

-Donatorëve privat

-Eulex-it

-Personelit mjekësorë të kësaj klinike që ishin shembull gjatë këtyre viteve të pandemisë dhe vazhdojnë të jenë,

-Pacijentëve te dashur që janë motivimi kryesorë, të cilët kujdesin ndaj tyre e kanë shprehur edhe publikisht përmes letrave dhe rrjeteve sociale!

Falenderoj Drejtorin e SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi, i cili prej ditës së parë të menaxhinit të tij vlerësoi lartë punën time dhe tani më besoi edhe të vazhdoj tutje menaxhimin e kësaj klinike,  POR:

Misionin tim e kompletova!

Tani ka ardhë koha që prioriteteve të mia t’u ndrrohet rradhitja!

Falenderim të posaqëm::

Ish Drejtorit të SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu dhe ekipës së tij menaxheriale për përkrahjen maksimale,

Drejtorëve të njësive administrative të QKUK-së,

Shefave të Reparteve të Klinikës Endokrinologjike:

-Dr. Bardhyl Gashi

-Dr. Arberesha Haxhibeqiri

-Dr. Adem Rama

Kryeinfermierës së mrekullueshme të Klinikës Endokrinologjike:

-Aferdita Kukaj

Administratorës së pazëvendësueshme të Klinikës Endokrinologjike:

-Hamide Islami

Kryeinfermierëve të dashur të Reparteve te klinikës:

-Sanije Krasniqi

-Naser Miftari

Klinikës Endokrinologjike i dëshiroj që pas tre vitesh në krahasim me sot, të ketë përparuar dukshëm më shumë se që ka përparuar këto tre vite nën menaxhimin  tim, e mos të ketë ndalje këtu, sepse ,,nëse nuk ecë përpara, bjen prapa” !

Ju dëshiroj gjithë personelit të Klinikës Endokrinologjike shëndet dhe suksese të mëtejme!

E juaja,

Prof.ass. Dr. Venera Berisha Muharremi

Artikulli paraprakKa humbur betejën me COVID-19, Dr. Sevdije Korça
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë hap konkursin për 1116 pozita, mjekë, infermierë, teknik e laborant

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.