Doktoreshë Sevdije Korça ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 të shkaktuar nga infeksioni SARS-CoV-2.
Lajmin e ka bërë të ditur, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë përmes rrjetit social Facebook, përcjell Gazeta Shneta.
“Edhe një humbje beteje me COVID-19. Sot më 21.08.2021 me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë”.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e në veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndan një pjesë të jetës dhe punës bashkë!”, thuhet në njoftimin e dhënë. /Gazeta Shneta/