Bie numri i të spitalizuarve, në ShSKUK po trajtohen 883 pacientë me Covid-19

2021-09-14 në ora 12:33

Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raportit të datës 14 shtator 2021, në  tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë  883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi  dhe 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë