Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa mite që s’duhen besuar më rreth shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mitet dhe gojëdhënat prekin thuajse çdo sferë të jetës e atyre nuk u shpëtojnë as shtatëzënat. Mbase këto të fundit janë edhe ajka e fjalëve të bartura gojë më gojë, që sot disa besohen edhe sit të vërteta.

P.sh., shumë njerëz besojnë se një grua shtatzënë duhet të hajë sa për dy persona dhe kjo është 100% e pavërtetë sepse shtatzënvae ju nevojiten vetëm 300 kalori ekstra në ditë për ta rritur një bebe të shëndetshme, dhe çdo kalori më tepër mund ta ketë efektin e kundërt dhe të shpijë në probleme shëndetësore.

Më poshtë ju sjellim disa prej miteve më të zakonshme rreth shtatzënisë, të cilat duhet të ndaloni së besuari.

Gratë shtatzëna nuk duhet t’i ngjyrosin flokët
Hulumtimet e ndryshme kanë konstatuar se femrat mund t’i ngjyrosin lirshëm flokët gjatë shtatzënisë. Sasia e kimikaleve në produktet e flokëve të cilat absorbohen nga lëkura jonë është shumë e kufizuar dhe nuk shkakton ndonjë dëm në fetus, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, për të shmangur çdo dëm të mundshëm, mundohuni të prisni deri në tremestrin e dytë për t’i ngjyrosur flokët.

Shtatzënat nuk duhet të udhëtojnë me aeroplan
Studimet dëshmojnë se udhëtimet ajrore nuk shkaktojnë dëme te gratë shtatzëna apo te bebja. Sasia e rrezatimit që një person e merr gjatë një udhëtimit ë vetëm vajtje-ardhje është shumë nën limitin e niveleve të sigurta.

Shtatzënat nuk duhet të flenë në shpinë
Nuk ka ndonjë dëshmi të qartë shkencore që dëshmon se fjetja në shpinë i shkakton probleme shëndetësore shtatzënave apo bebeve.

Shtatzënat nuk duhet të bëjnë ushtrime fizike
Ky mit është mjaft i njohur, por nuk është i vërtetë përveç nëse keni ndonjë shtatzëni anormale apo keni probleme serioze shëndetësore.

Në fakt, studimet tregojnë se ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë faktikisht kanë efekte pozitive te nëna dhe bebja.

Artikulli paraprakBie numri i rasteve me grip, në Klinikën Infektive thonë se fruthi këtë vit nuk paraqet problem
Artikulli i rradhës Bëni kujdes kur ushqeni fëmijët me mish pule, përmbanë këtë bakterie helmuese

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.