Është shënuar ulje e ndjeshme e shifrave të pandemisë Covid-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 259 raste të reja pozitive dhe 14 viktima.
MSH poashtu ka bërë të ditur se janë shëruar 870 qytetarë dhe numri i rasteve aktive ka rënë në 17 mijë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë administruar 12 834 doza të vaksinave. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 358,308 qytetarë. Numri total i vaksinave të dhëna deri më tani është 1 milion e 46,799 sosh. /Gazeta Shneta/