Në bazë të raportit të datës 19 gusht 2022, në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 28 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar, ndërsa 519 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve:
Klinika Infektive, 4 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7
Spitali i Prizrenit, 7
Spitali i Pejës, 3
Spitali i Gjilanit, 3
Spitali i Mitrovicës, 1