Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Prof. Blerim Kamberi, ka sqaruar shqetësimet në lidhjet me masat e Inspektoratit Shëndetësor ndaj stomatologëve në sektorin privat.
Ai thotë se Oda e Stomatologёve tё Kosovёs ka pranuar raporte të ndryshme nga Inspektoriati Shëndetësor drejtuar Këshillt Etik gjatë inspektimit të ambulancave private stomatologjike, që kishin të bëjnë kushtet për punë, pajisjet stomatologjike dhe personelin.
“Ndaj tyre është shqiptuar gjoba materiale si dhe disave i është ndaluar ofrimi shërbimeve në lëminë e Kirurgjisë Orale dhe të Ortodoncisë, me preteksin se nuk janë specialist të lëmive përkatëse. Nga ana tjetër, OSK ka pranuar edhe ankesa nga anëtarët e saj ndaj Inspektoriatit Shëndetësor lidhur me shqiptimin e. këtyre masave”, ka thënë Kamberi në një sqarim për Gazetën Shneta.
Ai ka shtuar tutje se OSK ka analizuar bazë ligjore në fuqi sa i përket pёrgjegjёsive qё kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit, gjegjësisht ofrimit të shërbimeve stomatologjike nga ana e doktorit të stomatologjisё dhe specialistit nga fushat pёrkatёse stomatologjike dhe ka ngritur këtë shqetësim në takimin me Minsitrin e Shëndetësisë Rifat Latfin dhe Zëvendësministreshën Dafina Gexha lidhur me masat ë ndërmarra nga Inspektoriati Shëndetësrë ndaj disa anëtarëve rë Odës.
Sipas tij, Udhёzimi Administrativ nr. 09/2014 i cili është në fuqi apo ndonjë akt tjetër ligjor nuk ka paraparё ndarjen, pёrkatёsisht pёrgjegjёsitё qё mund ti ushtrojё doktori i stomatologjisё apo specialisti nga fushat pёrkatёse stomatologjike.
“Ky Udhëzim Adminstrativ, për stomatologji parasheh vetёm ambulancё stomatologjike dhe jo ambulanca tё ndara nё profile tё caktuara, pёr dallim prej profileve tjera mjekёsore ku ambulantat i ndanë nё profile tё caktuara (p.sh. kirurgjisë, ortopedisë, urologjisë, gjinekologjisë, ORL-së, Oftamologjisë, e tj) dhe pёr tё cilat domosdoshmёrisht kёrkohet specialisiti i atij profili nё atё ambulancё. Pra, nё ambulancat stomatologjike udhёzimi kёrkon nё mёnyrё alteranative ose doktor të stomatologjisё ose specialist tё stomatologjisё”, ka thënë Kamberi.
“Në vijim kemi nxjerrë nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ nr.09/2014 lidhur personelin i cili ofron shërbime stomatologjike në ambulancën private stomatologjike. Ministria e Shёndetёsisё pёrmes Udhёzimi Administrativ nr. 09/2014 I cili është në fuqi ka pёrcaktuar procedurat pёr licencimin e institucioneve private shёndetёsore. Neni 7, paragrafi 1 me nёnparagrafin 1.4 pёrcakton personelin mjekёsor qё duhet tё jetё nё ambulancёn stomatologjike. Nё kuadёr tё personelit, ambulanca detyrohet qё tё ketё doktor tё stomatologjisё ose specialist tё lёmisё pёrkatёse së stomatologjisë dhe infermier/teknik mjekësor. Pra, ligjёvёnёsi nuk ka kёrkuar prezencё komulative tё tё dy profileve, por tё njejtin obligim e konsideron pёrmbushjen alternative tё tij, pra, ose doktorin e stomatologjisë ose specialistin e lëmisë përkatëse”, ka deklaruar kryetari i OSK-së.
Sipas Kamberit njё praktikё e tillё nuk ndjeket te institucionet shëndetësore tjera nё tё cilёn kёrkohet prezenca kumulative si p.sh rasti tek ambulancat specialistike mjekësore nuk lenë alternativ por kërkon prezencën edhe tё mjekut të mjekёsisё familjare edhe mjekun e mjekёsisё së përgjithshme, pra kёto nuk ka alternativ por ёshtё kusht kumulativ qё duhet pёrmbushur nga ambulance specialistike (Neni 6 , paragrafi 1 me nёnparagrafin 1.3).
“Po ashtu edhe nё rastet e kёrkesave pёr personel nё të gjitha ambulancat specialistike të mjekësisë (p.sh. kirurgjisë, ortopedisë, urologjisë, gjinekologjisë, ORL-së, Oftamologjisë, e tj) nuk ёshtё lёnё alternativ por janё kёrkuar specialist/ subspecialist tё lëmive përkatëse. (neni 8. 9, 10 e kështu me radhë)”.
“Nё mungesё tё kёtij akti, me qёllim tё krijimit tё lehtёsirave edhe pёr organet inspektuese dhe ato etike, Këshilli Drejtues i OSK-së ka emëruar Këshillin Profesional të Ekspertëve tё nxjerrë një Opinion//Udhёzues, i cili do tё qartёsonte shёrbimet profesionale nё mes profileve specialistike stomatologjike dhe atyre te doktoreve te stomatologjisё në sektorin privat dhe do të dërgohet në Ministrinë e Shëndetësisë për miratim”, ka deklaruar Kamberi.
Kamberi ka shtuar tutje se nuk kanë kërkuar nga Inspektorati Shëndetësor që të marr masa ndaj anëtarëve që nuk janë të pajisur me faksimil të lëshuar nga OSK, por është kërkuar që të kenë mirëkuptim për një periudhë të caktuar.
“Afati kohor për tu pajisur me faksimil ka qenë brenda periudhës prill – qershor 2021, ndërsa pas datës 1 Korrik 2021, të gjithë stomatolgët me licenca valide kanë qenë të obliguar të pajisen me faksimilin zyrtar të lëshuar nga OSK-ja. Duke qenë se fillimisht kemi përcaktuar datën 30 Qershor të vitit 2021, si datë të fundit për aplikim për të gjithë stomatologët që kanë licencë valide të punës, për shkak të një fluks të madh të kërkesave nga anëtarët tanë, fluks ky i cili në analizën tonë kërkonte kohë shtesë për prodhimin e këtyre faksimileve, ju drejtuam Inspektoriatit Shëndetësor me dt.29.06.2021 me një shkresë që të kenë mirëkuptim dhe tolerancë në raport me paisjen me faksimil gjatë inspektimeve në muajtë korrik dhe gusht ndaj anëtarëve të cilët ende nuk ishin pajisur me faksimil per shkak të këtyre ngarkesave. Prandaj në pyetjen tuaj ju themi që në asnjë mënyrë nuk kemi kërkuar nga Inspektoriati që të ndalohet puna e stomatologëve”, ka deklaruar Kamberi.
Ai ka treguar edhe kërkesat që i ka drejtuar tek ministri Latifi.
- Bartja e kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Shëndetësi dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, me theks të veçantë kompetencat në fushën e edukimit specialistik. Kjo kompetencë ende nuk është bërë nga ana e MSH. Aktulaisht ka vështirëi të theksuara në realizimin dhe zhvillimin e programit specialistik në të gjitha fushat e stomatologjisë (kapacitetet e vogla të institucioneve për edukim specialistik, numri i madh i specializantëve, numri i vogël i mentorëve klinik, trajnimi jocilësor). Po ashtu kemi ngritur çështjen e stomatologëve nga Lugina e Preshevës që janë të ballafaquar me vështërsitë në marrje të licencës dhe lëshimit të faksimilit, sepse kjo është kompetencë e MSH.
- Rishikimi i Udhëzimi Administrativ nr 08-2017 (Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor) në mënyrë që edhe specialistët e stomatologjisë të kenë të drejtën ligjore te ushtrojnë profesionin e tyre në Institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, me këtë në një mënyrë do të zbutej papunësia e stomatologëve në nivel vendi në sektorin publik
- Bashkëpunimi me MSH në pregatitje e ligjeve, dokumenteve si dhe akteve tjera nënligjore në sektroin e shëndetësisë/stomatologjisë
- Ngritja në nivele më larta të çështjes së planifikimit të numrit të studentëve të stomatologjisë në nivel vendi me qëllim të eliminimit të diskrepancës dhe jo proporcionalitetin ne mes prodhimit te profesionistëve të rinj të stomatologjise dhe nevojave të tregut të punës për këtë kategori.
Praktikat e deritanishme disa vjeçare tregojnë që më shumë pranohen student në drejtimin e Stomatologjisë se sa në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme në nivel vendi. Në Mjekësinë e Përgjithshme pranohen vetëm 150 student të rinj dhe ate vetëm ne sistemin publik, ndërsa në Kolegjet private nuk pranojnë student, sepse nuk janë të akredituara, ndërsa numri i stomatologëve që pranohen në sistemin publik është 70, por një numër i konsiderueshëm i studentëve pranohen nga tri Kolegjet private të akredituara. Kështu, në nivel vendi më shumë pranohen student në drejtimin e Stomatologjisë se sa në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme. /Gazeta Shneta/