Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka sqaruar arsyet e vazhdimit të kontratës së drejtorit të përgjithshëm, Elvir Azizi.
Në një komunikatë për media, Bordi thotë se vendimi është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura gjatë periudhës 2023–2025 dhe në nevojën për të siguruar vazhdimësi institucionale, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas komunikatës, gjatë kësaj periudhe është rritur numri i pacientëve të hospitalizuar, operimeve, vizitave ambulatore, shërbimeve laboratorike dhe ekzaminimeve CT e MRI.
Po ashtu, Bordi përmend edhe realizimin e disa projekteve, përfshirë funksionalizimin e Cath Lab-it në Prizren, investimet në Mjekësinë Nukleare, zgjerimin e Kardiokirurgjisë dhe zhvillimin e programit IVF.
Megjithatë, Bordi pranon se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me sfida, si listat e pritjes, mungesat e materialeve dhe nevoja për më shumë personel e investime, duke theksuar se vazhdimi i kontratës synon të sigurojë stabilitet institucional dhe vazhdimësinë e reformave./Gazeta Shneta/


