Bill Gates ka qenë afër personave që kanë tentuar të bëjnë vaksinat që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, por së fundi ai ka deklaruar se mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë është të ofrohen vaksina për 7 miliardë banor të planetit.
“Kjo është e madhe, asnjëherë nuk kemi dorëzuar diçka kështu në çdo cep të botës”, shton Gates, transmeton Gazeta Shneta.
Është veçanërisht e madhe duke marrë parasysh që një vaksinë ende nuk është aprovuar për përdorim të gjerë dhe se mund të duhet për një vit deri në 18 muaj për të fituar miratimin dhe për të filluar shpërndarjen.
Disa kompani po synojnë një ritëm më të shpejtë, Universiteti i Oksfordit thotë se vaksina e tyre ka treguar rezultate inkurajuese në tekstimet me majmunët dhe nëse fillon testimi në njerëz, disa miliona doza mund të jenë të disponueshme deri në shtator.
Ndërkohë, sipas ekspertëve në Amerikë, vaksina nuk mund të prodhohet deri në janar. Por, Gates shton se përpjekja për zhvillimin e vaksinave mund të zgjasë për dy vjet. /GazetaShneta/