Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Brenda një jave, në QKUK trajtohen 35 fëmijë me sëmundje të lindura në zemër

Lajme 20/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Pediatrisë  në Qendrën  Klinike Universitare e Kosovës është realizuar me sukses misioni i radhës për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me sëmundje të lindura të zemrës, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit, misioni u zhvillua në periudhën 08–13 shkurt 2026 me përkrahjen e Muntada Aid nga Londra, në bashkëpunim me specialistë nga Turqia dhe stafin e disa klinikave të QKUK-së.

Gjatë këtij misioni janë skrinuar 92 fëmijë me anomali kongjenitale të zemrës, përfshirë dy ekzaminime prenatale. Prej tyre, 35 fëmijë janë trajtuar përmes ndërhyrjeve përkatëse.

Në total janë kryer 26 intervenime kardiologjike dhe 9 kardiokirurgjikale, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit, në kardiologjinë intervenuese janë trajtuar raste me ductus arteriosus persistens, defekt septal ventrikular, koarktacion të aortës, defekt septal atrial tipi II dhe stenozë të arteries pulmonare, si dhe janë realizuar kateterizime diagnostikuese.

Tutje në kuadër të Kardiokirurgjisë Pediatrike janë realizuar edhe ndërhyrje komplekse, përfshirë procedura të kryera për herë të parë në Kosovë, si rekonstruksioni i traktit dalës të ventrikulit të djathtë pas Tetralogjisë së Fallot-it me implantim të valvulës biologjike pulmonare, trajtimi i unazës vaskulare aortike dhe realizimi i procedurës Glenn.

Aktualisht, tre fëmijë janë duke vazhduar trajtimin në klinikë pas ndërhyrjeve kardiokirurgjikale, ndërsa pacientët e tjerë janë liruar në gjendje të mirë post-operative dhe po ndiqen në kushte shtëpie.

Sipas ShSKUK-së, gjendja e të gjithë pacientëve paraqitet stabile pas kontrollit pas lëshimit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi 1700 foshnja të porsalindura u trajtuan në Neonatologjinë e Spitalit të Mitrovicës gjatë 2025
Artikulli i rradhës Disa nga ndryshimet që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit

Ju sugjerojmë

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave

06/07/2026 Lajme

Aurona Pelajt i ndalohet 5 vite të ushtrojë profesionin e infermieres

06/07/2026 Lajme

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

06/07/2026 Lajme

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale

06/07/2026 Lajme

Vidhen 80 ampula me fentanil nga një spital në Romë, autoritetet italiane nisin hetimet

06/07/2026 Lajme

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e tre muaj burgim për Aurona Pelajn

06/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.