Javët e fundit kanë qenë më lajme fanatastike rreth zhvillimit të vaksinës anti covid nga kompania Pfizer, Moderna dhe tani Oksford/AstraZeneca.
Dr.Maheshi Ramasamy, vëzhgues rreth vaksinës nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se të moshuarit janë grupi i parë që priten të testohet për vaksinën anti covid pasi janë grupmosha më e rrezikuar shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
“Ishim të kënaqur kur pamë se rezultatet e vaksinës treguan efektivitet edhe te grupmosha e të moshuarve”, u shpreh Raamasamy.
Si funksionon vaksina nga Universiteti i Oxfordit?
Studiuesit kanë treguar se vaksina e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 tashmë kishte rezultuar efektivitet kundër një numri të lartë patogjenësh.
Virusi është modifikuar gjenetikisht kështu që është e pamundur që ai të zhvillohet te njerëzit.
Si rezultat i sigurisë së saj, Britania ka siguruar 100 milion doza për njerëzit, kurse kreu i Taskforcës në Britani, Katë Bingham, ka bërë të ditur se doza pritet të rritet./GazetaShneta/