Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë të ditur se nëse 95% e njerëzve do të respektonin masat mbrojtëse, atëherë izolimet do të shmangeshin.
Në një konferencë për shtyp, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, theksoi se izolimi do të ishte zgjidhja e fundit, në rast se do të respektoheshin masat mbrojtëse shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Kluge tregoi se nëse 95% e njerëzve do të mbanin maska, atëherë nuk do të kishte vend për izolime.
“Nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë, izolimet do të ishin të shmangshme”,
Ai bëri të ditur se shumë njerëz aktualisht janë në izolim dhe padyshim që është një gjendje shqetësuese pasi shumë njerëz kërkojnë mbështetje financiare si shkak i humbjes së vendit të punës./GazetaShneta/