Britania e Madhe ka administruar rreth 15 milionë doza të vaksinës anti covid.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ministri, Nadhim Zahawi shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Ne nuk do të ndalemi derisa të ofrojmë vaksinën për të gjithë personat që ndodhen në fazën e I”, shkroi Zahawi.
Në anën tjetër, Boris Johnson e quajti këtë si një moment historik dhe arritje e jashtëzakonshme.
“Në Angli, unë tani mund t’ju them se kemi administruar vaksinën në katër grupet e para”, tha Johnson.
Qeveria Britanike planifikon që doza e parë e vaksinës anti covid të administrohet deri në fund të muajit prill./GazetaShneta/