Këshilli Europian ka miratuar rregulla të reja për sigurinë e lodrave, duke futur një “pasaportë digjitale” për të gjurmuar më mirë lodrat e shitura online dhe duke ndaluar substancat kimike të dëmshme për fëmijët.
Sipas një studimi nga ‘Toy Industries of Europe’, shumë lodra të importuara nga platforma online si AliExpress, Amazon Marketplace, Shein dhe Temu nuk përmbushin standardet e sigurisë së BE-së. Nga 100 lodra të blera, 80% nuk i përmbushnin rregullat e sigurisë, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Nën rregullat e reja, të gjitha lodrat duhet të kenë një pasaportë digjitale, që do t’u mundësojë konsumatorëve dhe autoriteteve të verifikojnë përputhshmërinë me ligjin.
Importuesit duhet t’i dorëzojnë këto pasaporta digjitale në kufijtë e BE-së, përfshirë lodrat e shitura online, dhe një sistem i ri IT do të kontrollojë çdo dërgesë.
Rregullorja gjithashtu zgjeron ndalimin e substancave kimike kancerogjene, mutagjene dhe toksike për riprodhimin, duke përfshirë ndërhyrësit endokrin (si bisfenolët dhe ftalatet) dhe një ndalim të kufizuar të PFAS, kimikateve të njohura si “përgjithmonë të dëmshme”, me përjashtime për komponentë elektronikë të patrajtueshëm nga fëmijët.
Gjithashtu, parashikohet një periudhë kalimtare 4.5 vjeç për industrinë për t’u përshtatur, ndërsa Parlamenti Europian duhet ta aprovojë më tej tekstin para hyrjes në fuqi.
Sipas Këshillit Europian, këto masa do të rrisin sigurinë dhe do të garantojnë konkurrencë të barabartë për të gjithë prodhuesit e lodrave. /Gazeta Shneta/



