Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetmia mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga kanceri, paralajmëron studimi i ri

Jetë 20/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Vetmia
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e re ka zbuluar se pacientët me kancer që ndihen të vetmuar ose janë të izoluar shoqërisht kanë rrezik më të lartë për të vdekur – si nga kanceri, ashtu edhe nga shkaqe të tjera.

Studimi i botuar në revistën “BMJ Oncology”, tregon se ndjenja e vetmisë ose izolimit shoqëror lidhet me një rritje prej 34% të rrezikut të vdekjes nga çdo shkak dhe 11% më shumë rrezik për vdekje nga kanceri, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ekipi kërkimor nga Kanadaja analizoi të dhëna nga 16 studime të mëparshme që përfshinin mbi 1.6 milionë pacientë me kancer nga Kanadaja, Anglia, Finlanda, Franca, Irlanda, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas studiuesve, “vetmia dhe izolimi shoqëror mund të ndikojnë në rezultatet e trajtimit të kancerit përtej faktorëve biologjikë ose mjekësorë tradicional”.

Megjithëse të lidhura, vetmia dhe izolimi nuk janë e njëjta gjë. Izolimi përfshin mungesën e kontakteve me të tjerët, ndërsa vetmia është ndjenja e të qenit i vetëm apo i shkëputur. Në nivel biologjik, vetmia mund të shkaktojë stres kronik, dobësim të sistemit imunitar dhe inflamacion, duke përkeqësuar sëmundjen.

Studiuesit theksojnë se rezultatet kanë kufizime, pasi studimet e përfshira përdorën metoda të ndryshme, por gjetjet përforcojnë provat ekzistuese se vetmia dëmton shëndetin. Studimet e mëparshme e lidhin atë me rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës, diabet, demencë dhe depresion.

Në një kohë kur rastet e reja të kancerit parashikohen të rriten me 75% deri në vitin 2050, studiuesit theksojnë nevojën për mbështetje më të fortë psikologjike për pacientët dhe kërkime të reja për ndërhyrje psikosociale në kujdesin onkologjik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBrukseli vendos masa më të rrepta për sigurinë e lodrave në Europë
Artikulli i rradhës Kanceri i gjirit: Çfarë duhet të dini për zbulimin, rreziqet dhe kontrollin?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.