Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Brushë të dhëmbëve, gjilpëra e shkrepsa – kosovarët përpijnë gjithçka

Lajme 01/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Brushë e dhëmbëve, gjilpëra, shkrepsa, monedha metalike, janë këto vetëm disa objekte që në mjekësi njihen si trupa të huaj kur pacientët i gëlltisin aksidentalisht ose me qëllim. Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka të ruajtur një arkiv të këtyre trupave të hequra nga organizmi i pacientëve

Bujar Vitija

Imagjinoni se jeni duke qepur rrobat e juaja. Në një moment ndaleni dhe për të mos ju humbur gjilpëra, e vendosni atë në gojë. Dikush ju pyet diçka dhe në përpjekje për t’u përgjigjur, instinktivisht e përpini gjilpërën. ?

Nëse keni fat dhe gjilpëra shkon poshtë në organizëm me kokë përpara, atëherë ajo do ta përshkojë lukthin, zorrët e holla dhe zorrën e trashë. Lutuni që muskuli i cili bllokon jashtëqitjen të mos e ndal edhe gjilpërën pak para daljes nga anusi. ??

Kirurgu Besnik Bicaj nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, ka rrëfyer për Gazeta Shneta këtë dhe shumë raste të tjera kur pacientët gëlltisin objekte të ndryshme që në mjekësi njihen si trupa të huaj brenda organizmit të njeriut.

Brusha e dhëmbëve është një prej objekteve më të mëdha që është gëlltitur ndërsa të tjera janë si gjilpëra, shkrepsa, monedha metalike, kapëse flokësh, susta (‘feder’), gozhda, çelësa, etj.

Kirurgu Bicaj tregon se në Kosovë shërbimi i endoskopisë në Klinikën Abdominale është funksionalizuar para 30 viteve nga Prof. Dr. Samedin Haxhijaha. Ai shpjegon se në këtë shërbim trajtohen raste nga trakti i sipërm dhe i poshtëm gastrointestinal. Ndër të tjera, kryhen edhe rastet e heqjes së trupave të huaj në traktin e sipërm.

Megjithëse në këtë klinikë punohet pa aparaturën adekuate, pasi gastroskopi është prishur prej më shumë se 1 vit, mjekët arrijnë që t’i heqin këta trupa të huaj nga lukthi i pacientëve.

Kur një pacientë paraqitet në klinikë me trup të huaj në organizëm, atij fillimisht i bëhet rëntgeni i barkut për të dalluar objektin. Bicaj tregon se kur trupat janë më të vogël se 1 cm dhe të rrumbullakët, atëherë dalin jashtë nëpërmjet procesit fiziologjik. Por kur janë të mprehta, me forma të çrregullta, ato ndalen në lukth dhe për heqjen e tyre duhet intervenuar me endoskopi.

“Akti i gëlltitjes është fatkeqësisht refleksiv dhe në shumicën e rasteve janë aksidentale, si monedha metalike, lodra të vogla tek fëmijët ose gjilpëra tek rrobaqepëset”, tregon Dr. Bicaj.

Megjithatë ai thotë se ka edhe raste kur gëlltitja është e qëllimshme, sikurse tek të burgosurit.

“Të burgosurit zakonisht përpijnë shkrepsa, të cilave paraprakisht ua heqin materien djegëse dhe pjesët metalike. Poashtu përpijnë edhe susta (‘federa’) të shtretërve, pjesë të lugëve etj”, deklaron mjeku.

Ai thotë se ka pasur raste kur një i burgosur ka gëlltitur dy herë shkrepsa brenda 2 jave. Rastet e qëllimshme referohen tek psikiatri pas heqjes së trupave.

Brusha e dhëmbëve dhe lëvizja e çuditshme e gjilpërës

Kirurgu Besnik Bicaj thotë se rasti më i rrallë i përpirjes është brusha e dhëmbëve. Kjo për faktin se është një nga trupat e huaj më të mëdhenj që është gëlltitur nga një pacient 14 vjeçar.

Djali kishte thënë se gëlltitja ka ndodhur aksidentalisht derisa kishte qenë duke i pastruar dhëmbët.

Brusha të cilën mund ta shihni në fotografi nga arkivi i klinikës, është rreth 20 cm e gjatë. Ndonëse ka qenë një nga rastet më të vështira, Bicaj thotë se brusha është nxjerrë pa ndonjë problem nga lukthi i 14-vjeçarit.

Mjeku shpjegon edhe lëvizjen e çuditshme që shpesh herë bëjnë gjilpërat në organizmin e njeriut pasi gëlltiten.

“Me gjilpërat është interesant sepse në shumë raste kalojnë lukthin dhe ndodh shumë rrallë që për shkak të gjilpërës një pacient me bë operacion. Nëse gjilpëra lëvizë me kokë përpara, ato dalin me jashtëqitje. Por ka ndodhur që gjilpëra të ndalet pak para daljes në anus sepse aty është një muskul i cili i mban nevojat dhe gjilpëra fiksohet. Por është e çuditshme se si gjilpërat kalojnë tërë ato lakesa nëpër zorrët e holla 4 metra dhe mbi 1 metër e gjysmë zorrë të trashë”, shprehet Dr. Bicaj.

Trupa të tjerë që përpihen nga pacientët janë bateritë, unazat, protezat e dhëmbëve gjatë përtypjes, etj.

Të gjitha këto trupa të nxjerrë pas luftës në Klinikën Abdominale janë të ruajtura në një arkiv. Përgjatë një viti janë mesatarisht 8-10 raste të gëlltitjes së objekteve nga kosovarët. /Gazeta Shneta/

Arkiva e trupave të huaj e ruajtur nga Prof. Samedin Haxhijaha në vitet 1988-1990 dhe 1999-2010 bashkë me Dr. Besnik Bicaj.
Artikulli paraprakFlet nëna që lindi fëmijën e parë më 1 janar 2018
Artikulli i rradhës Kjo është pija alkoolike që ju ndihmon të keni seks më të mirë

Ju sugjerojmë

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.