Një studim i fundit ka analizuar lidhjen mes ujërave nëntokësore dhe rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit, një çrregullim kronik që dëmton sistemin nervor dhe prek më shpesh të moshuarit. Rezultatet tregojnë se si mosha e ujit ashtu edhe lloji i akuiferit mund të ndikojnë në këtë rrezik, kryesisht për shkak të ekspozimit ndaj ndotësve të ndryshëm.
Mes tjerash, rezultati kuptohet se rreziku për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit mund të ndikohet nga dy faktorë të lidhur me ujin e pijshëm: mosha e ujit dhe lloji i akuiferit nga i cili vjen ai.
Me “moshë të ujit” nënkuptohet sa kohë ka që uji ndodhet nëntokë – uji më i ri zakonisht është më afër sipërfaqes dhe më i ekspozuar ndaj ndotjes moderne, ndërsa uji më i vjetër gjendet më thellë dhe shpesh është më i pastër.
Nga ana tjetër, akuiferi është shtresa e tokës ose shkëmbit që mban dhe transporton ujin.
Disa lloje akuiferësh lejojnë që ndotës si pesticide, kimikate industriale apo metale të rënda të depërtojnë më lehtë në ujin e pijshëm.
Si rezultat, njerëzit që konsumojnë ujë nga këto burime mund të jenë më të ekspozuar ndaj substancave të dëmshme për sistemin nervor, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu mbi 12 mijë persona me Parkinson dhe më shumë se 1.2 milion individë pa sëmundjen, duke analizuar burimet e ujit në zonat ku ata jetonin. U vërejt se njerëzit që konsumonin ujë nga akuiferë karbonatikë kishin 24% më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen krahasuar me ata që përdornin burime të tjera.
Në të njëjtën kohë, ujërat më të vjetër lidhen me një rrezik më të ulët, ndoshta sepse përmbajnë më pak ndotës modernë si pesticidet.
Shkencëtarët besojnë se problemi nuk qëndron tek uji në vetvete, por tek mënyra se si ndotësit depërtojnë në të. Disa lloje akuiferësh lejojnë që kimikatet industriale, metalet e rënda dhe pesticidet të përhapen më lehtë në furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo mund të rrisë ekspozimin ndaj neurotoksinave, të cilat janë lidhur më parë me Parkinsonin.
Megjithëse studimi nuk është publikuar ende plotësisht, nevojiten kërkime të mëtejshme për të identifikuar ndotësit specifikë dhe për të zhvilluar strategji parandaluese më efektive. /Gazeta Shneta/


