Burrat duhet ta lexojnë këtë para se të bëhen prindër

2017-04-26 në ora 11:15

Lajmi se mund të bëheni babi është sa i bukur aq edhe habitës. Shpesh ndodh që përpos lumturisë së madhe që në jetë po vjen një fëmijë, paniku është i paevitueshëm.

Meshkujt janë të prirur ta alarmojnë vetën me pyetje të tip: A do të jem një baba i mirë? Si do të kujdesem për të?

A do te ketë më kohë për mua? Sa e vështirë do të jetë? Këto e shumë pyetje të tjera fluturojnë në mendjen një babai të ardhshëm.

Ja disa gjëra që askush nuk ju thotë:

Mos mendoni se i dini të gjitha dhe dini si të kujdeseni për një bebe, kjo është gabim

Edhe pse e keni idenë se si të kujdeseni për bebin, ky është vetëm fillimi. Kujdesi për një të porsalindur nuk është i lehtë. Do t’ju duhet të mësoni dhe të kërkoni ndihmë sa herë të jetë e nevojshme.

Gjumi do të kthehet në luks

Do t’ju duhet të rrini zgjuar me net kur bebi qan gjatë natës dhe nuk do e kuptoni se çfarë problemi mund të ketë. Dhe më e bukura e kësaj është se me shumë mundësi të nesërmen do t’ju duhet të zgjoheni herët për të shkuar në punë.

Duhet të perfeksiononi menaxhimin e kohës

Kjo është e gjitha, nëse doni të jeni aktivë në jetën e bebit. Planifikimi i të gjithë gjërave që duhet të bëni në fillim do të jetë i vështirë, shumë i vështirë. Do t’ju duhet të mësoheni që gjërat nuk mund të shkojnë më sipas planit. Do të duhet të mësoni kur ti thoni po dhe jo ftesave, aktiviteteve personale etj.

Pasi të shikoni bebin për herë të parë, e gjithë bota nuk do të jetë më njësoj

Jeta juaj nuk do të jetë më kurrë si më parë. Çdo gjë ndryshon! Mos u shqetësoni, sigurisht që ndryshon për mirë.

Seksi pas shtatzënisë kthehet në temë për t’u diskutuar me partneren

Përgatituni për javët pa mardhënie seksuale të paktën 6 javë. Kjo është dhe koha e rekomanduar pas lindjes.

Duhen bërë sakrifica

Do të duhet të bëni sakrifica, seksi i zhurmshëm, festat etj. Edhe gjoksi i partneres do jetë jashtë liste për një farë kohe.

Do të bëheni më i ndjeshëm

Një mashkull nuk e kupton kurrë se sa i ndjeshëm mund të jetë, derisa të shikojë të porsalindurin. Mund të shkrijnë si çokollatë, dhe befas kupton se ka një pjesë shumë të butë që bebi e prek në një mënyrë tjetër.

Do të ndjeheni i plotësuar

Dhe kjo nuk është arritje si të fitoni llotarinë. Ka më tepër të bëjë me vlerësimin për veten, duke ditur që t’i dhe gjysma juaj tjetër i keni shtuar botës një person të ri.

Do t’i shikoni gjërat në një mënyrë tjetër, vizioni i një babai është ndryshe nga vizioni i një burri

Ajo çfarë më parë ishte mirë, tani do të ketë një interpretim tjetër. Kur të qajë i porsalinduri juaj do të jetë ndryshe nga të gjitha të qarat e bebeve të tjera.

Nuk mund t’i përfundoni më bisedat

Bebi do t’ju ndërpresë kur bisedoni me partneren. Ndonjëherë kjo ndodh kur jeni “ të zënë” në dhomë. (sigurisht pas 6 javësh)

Do të bëheni mësues

Veprimet tuaja do të flasin më shumë se fjalët. Fëmijët tuaj do të bëjnë atë çfarë bëni ju, dhe jo çfarë i thoni të bëni. Çdo veprim i juaji do të shikohet dhe bëhet në të njëjtën mënyrë nga bebi teksa rritet.

Është e vështirë

Po, është një rrugë e vështirë, por që ia vlen si eksperiencë.

Përgatituni të jeni gati t’i zbavisni fëmijët kur të mërziten

Duhet patjetër të keni një kuti magjike me histori për t’i treguar përpara gjumit dhe ide zbavitëse.

Nuk mund të jeni më egoist

Tani nuk mund të mendoni më vetëm për veten, por edhe për nënën e fëmijës tuaj dhe gëzimin e madh të jetës tuaj.

Në një mënyrë ose tjetrën do të keni nevojë për ndihmë

Nuk ka asnjë problem të pranoni se keni nevojë për ndihmë. Në fund të fundit është e pamundur t’i bëni të gjitha dhe ndihma e partneres është një bonus shumë i madh.