Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të shqetësohen prindërit për shokun imagjinar të fëmijës?

Jetë 26/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndodh shpesh: fëmijët shpikin një shok të padukshëm me të cilin flasin, luajnë, grinden, një personazh fantastik që mund të rrijë gjithmonë me ta dhe tek i cili ata mund të drejtohen kur kanë nevojë.

E ndiejnë nevojën që fare të vegjël dhe për ta bëhet një bashkëbisedues i veçantë, të cilit mund t’ia tregojnë të gjitha të fshehtat. Mund të marrë “identitetin” e një bashkëmoshatari, por gjithashtu mund të jetë edhe një kafshë imagjinare, një fëmijë me fuqi magjike.

Mos kini frikë. Shumë prindër shqetësohen kur i kapin fëmijët në “shoqërinë” e kësaj figure ireale. Kanë frikë se mos ndihen vetëm ose kanë vështirësi të krijojnë shoqëri. Menjëherë mendojnë se kanë bërë gabim diçka. Përballë këtij personazhi që nuk arrijnë ta shohin e ta kuptojnë, nëna dhe babai ndihen të përjashtuar dhe duan ta eliminojnë menjëherë me shprehje të llojit: “Nuk ekziston, po sajon, mos thuaj gënjeshtra…”.

Ka nevojë për shoqëri. Fëmija juaj ndien nevojën për të shpikur një mik të paqenë për të patur një shok tek i cili mund të mbështetet në çaste të vështira. Pra, mos e nënvlerësoni dëshirën e tij për shoqëri, por qetësohuni: fëmija juaj e di shumë mirë që miku nuk është real.

Përpiquni të kuptoni se ç’bën me “atë”, se për çfarë flasin: në këto lojëra, të vegjëlit shpesh zbulojnë tema delikate si dhunën, sëmundjen dhe vdekjen. Prandaj lëreni të luajë lirisht, mos e bllokoni fantazinë e tij, përkundrazi, përfshihuni edhe ju. Tregohuni e kuptueshme dhe e interesuar, për shembull mund t’i thoni: “E di që shoku është me ty dhe që është i rëndësishëm, por jam shumë kureshtare, dua të di se çfarë të tregon, pse të pëlqen, pse është kaq i veçantë…”.

Miku imagjinar përfaqëson një fazë normale të procesit të rritjes. Kur fëmija do të bëhet më i sigurt në vetvete nuk do ta ndiejë të nevojshme të “transferojë” te një personazh imagjinar detyrën për ta ngushëlluar dhe siguruar. femramoderne.al

Artikulli paraprakE qeshura mund të jetë shenjë për një sëmundje të rrezikshme, sikurse te ky fëmijë (Foto)
Artikulli i rradhës Burrat duhet ta lexojnë këtë para se të bëhen prindër

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.