Burrat me nivele të larta të testosteronit kanë mundësi të zhvillojnë më shumë kancerin e prostatës.
Një studim i realizuar tek 200,000 burra sugjeron se dy hormone, mund të parashikojnë rrezikun e kancerit të prostatës, transmeton Gazeta Shneta.
Burrat me testosteronin më të lartë në gjakun e tyre, në krahasim me ata që kishin më pak, kishin 18% më shumë shancë të diagnostifikohen me kancer të prostatës.
Ata me nivelin më të lartë të hormonit të dytë, të quajtur IGF panë që rreziku i tyre rritet deri në 25% krahasuar me ata me nivel më të ulët.
Ekspertët besojnë se hormonet janë një flamur i kuq për kancerin sepse ato nxisin rritjen e qelizave në prostatë, e cila vazhdon të rritet për tërë jetën tek një njeri./GazetaShneta/