Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çaji Hibiscus mund të ndihmojë në ‘uljen’ e niveleve të sheqerit në gjak

Jetë 30/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
caji hibiscus
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas një eksperti të fushës së kimisë, shijimi i kësaj pije bimore mund të ndihmojë në uljen e niveleve të glukozës në gjak.

Diabeti i tipit 2 mund të jetë i rrezikshëm nëse nivelet e sheqerit në gjak lihen të pakontrolluara, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Personat me këtë sëmundje duhet të gjejnë mjete alternative për të luftuar rritjet e sheqerit në gjak të shkaktuara nga ngrënia, pasi u mungon një hormon i quajtur insulinë që ndihmon për të mbajtur nën kontroll glukozën në gjak.

Çaji Hibiscus nuk ofron vetëm shijen e tij karakteristike edhe të ëmbël, por pija e nxehtë gjithashtu ka efekte të dobishme në nivelet e sheqerit në gjak.

Kimisti dhe studiuesi, Dr. Tim Bond shpjegoi për Express.co.uk se kjo pije mund të ulë glukozën në gjak përmes mekanizmave të ndryshëm.

Dr. Bond tha: “Përbërje të ndryshme polifenolike gjenden në çajin e hibiscut.

“Acidi ferulik është një i tillë që duket se redukton glukozën në gjak duke reduktuar rezistencën ndaj insulinës dhe nivelet e komponimeve pro-inflamatore në gjak”.

“Polifenole të tjera në hibiscus mund të pengojnë enzimat që shpërbëjnë karbohidratet, duke vonuar kështu ndarjen e karbohidrateve në glukozë dhe duke ulur glukozën në gjak.”

Për më tepër, çaji bimor mund të zvogëlojë rrezikun e shtimit të peshës që do të thotë se mund të ndihmojë në uljen e gjasave për të zhvilluar diabetin gjithashtu.

Po ashtu, pirja e rregullt e këtij çaji për rreth një muaj mund të jetë gjithashtu e dobishme për presionin e lartë të gjakut.

Presioni i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension, mund të rrisë rrezikun e urgjencave mjekësore si sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Aftësia e çajit për të mbajtur nën kontroll hipertensionin është domethënëse pasi kjo gjendje tenton të shfaqet së bashku me diabetin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDrilon Hajrizi i Trepçës ia bën ëndrrën realitet vajzës së shtrirë në spital
Artikulli i rradhës Lentet e kontaktit mund të shkaktojnë infeksion ‘kërcënues për shikimin’

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.