Lentet e kontaktit përdoren zakonisht si alternativë ndaj syzeve. Ndërsa ka shumë përfitime nga mbajtja e tyre, një studim i ri ka lëshuar një paralajmërim sigurie.
Ka disa mënyra për të menaxhuar shikimin e dobët si mbajtja e syzeve, operacioni me lazer dhe përdorimi i lenteve të kontaktit, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Lentet e kontaktit mund të vijnë në forma të ndryshme, duke përfshirë ato që mund të ripërdoren.
Një studim i ri sugjeron se përdorimi i gabuar i lenteve të ripërdorshme mund të rezultojë në një infeksion kërcënues të shikimit.
Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Ophthalmology’ nga Universiteti College London, njerëzit që mbajnë lente kontakti çdo ditë kanë katër herë më shumë gjasa të zhvillojnë një infeksion të rrallë të shikimit.
Hulumtimi u krye nga Universiteti në bashkëpunim me spitalin e njohur Moorfields Eye në Londër.
Sipas tyre, lentet e ripërdorshme mund të rrisin rrezikun e Keratitit Acanthamoeba (AK).
Rreziku gjithashtu rritet nëse këto lente mbahen gjatë natës ose gjatë dushit.
Autori kryesor i studimit, profesor John Dart, tha në një deklaratë:
“Vitet e fundit ne kemi parë një rritje të keratitit Acanthamoeba në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, ndërsa infeksioni është ende i rrallë, ai është i parandalueshëm dhe kërkon një përgjigje të shëndetit publik”.
Profesor Dart shtoi se ndërsa një përgjigje e shëndetit publik ishte e nevojshme nga këto gjetje, lentet e kontaktit mbetën të sigurta.
“Lentet e kontaktit në përgjithësi janë shumë të sigurta, por shoqërohen me një rrezik të vogël të keratitit mikrobial, më së shpeshti i shkaktuar nga bakteret, dhe që është i vetmi komplikacion kërcënues i pamjes nga përdorimi i tyre.
“Duke pasur parasysh se rreth 300 milionë njerëz në mbarë globin mbajnë lente kontakti, është e rëndësishme që njerëzit të dinë se si të minimizojnë rreziqet e tyre për zhvillimin e keratitit.”
Simptomat e infeksionit përfshijnë:
– Ndjesia e diçkaje në sy;
– Dhimbje në sy;
– Skuqje e syve;
– Shikim i turbullt;
– Ndjeshmëria ndaj dritës. /Gazeta Shneta/