Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çaji i gjelbër dhe vitamina B3: Si mund të ndikojnë në Alzheimerin?

Jetë 25/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri laboratorik sugjeron se kombinimi i një antioksidanti të çajit të gjelbër me vitaminën B3 mund të ndihmojë në rinovimin e qelizave të trurit dhe në reduktimin e proceseve që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Studiuesit zbuluan se një antioksidant që gjendet në çajin e gjelbër, i kombinuar me nikotinamidin, një formë e vitaminës B3, ndihmoi në rikthimin e niveleve të energjisë në qelizat e trurit të minjve laboratorikë. Këto nivele energjie bien natyrshëm me moshën dhe janë të lidhura me zhvillimin e Alzheimerit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Pas vetëm 24 orësh trajtim, qelizat e trurit shfaqën nivele energjie të ngjashme me ato të qelizave më të reja. Kjo u shoqërua edhe me uljen e stresit oksidativ dhe reduktimin e grumbullimeve të proteinave amiloide, të cilat konsiderohen një nga shenjat kryesore të Alzheimerit.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rezultatet janë arritur vetëm te kafshët dhe nuk do të thotë se suplementet e çajit të gjelbër ose vitaminës B3 do të kenë të njëjtin efekt te njerëzit. Sipas studiuesve, vitamina B3 e marrë nga goja shpërbëhet kryesisht në sistemin tretës para se të arrijë në tru.

Edhe pse suplementet nuk rekomandohen për momentin si trajtim, disa studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër lidhet me kujtesë më të mirë dhe rrezik më të ulët të dëmtimeve të trurit që shoqërohen me rënie njohëse.

Specialistët theksojnë se mënyra më e mirë për të mbështetur shëndetin e trurit mbetet një ushqyerje e ekuilibruar. Dieta MIND, e pasur me perime me gjethe jeshile, manaferra, drithëra të plota, arra, fara, peshk dhe vaj ulliri, konsiderohet një nga strategjitë më premtuese për uljen e rrezikut të Alzheimerit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy policë dyshohen se sulmuan njëri-tjetrin brenda një stacioni në Prishtinë
Artikulli i rradhës Pesë minuta ecje në orë mund t’ju bëjnë më të lumtur dhe më produktivë në punë

Ju sugjerojmë

Matja e tensionit në shtëpi mund të ulë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru

25/06/2026 Jetë

Pesë minuta ecje në orë mund t’ju bëjnë më të lumtur dhe më produktivë në punë

25/06/2026 Jetë

Pacientët me sëmundje të rralla në Evropë përballen me probleme serioze të shëndetit mendor

25/06/2026 Jetë

A e përshpejton alkooli plakjen e trurit dhe Alzheimerin?

25/06/2026 Jetë

Ky shtet indian po përpiqet të sigurojë që askush të mos plaket vetëm

25/06/2026 Jetë

Studim: Plakja e përshpejtuar biologjike mund të jetë shkak i rritjes së rasteve të kancerit tek të rinjtë

25/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.