Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Capital T fantastik, befason fëmijët për Bajram

Jetë 15/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ditë para Bajramit, reperi Capital T bën diçka që nuk e ka bërë ndokush deri tani.

Ai ka mbledhur fëmijët që pastrojnë xhamat e veturave në rrugët e Prishtinës, për të cilët ka përgatitur një befasi vërtetë shumë të bukur.

Ai merr tre prej tyre, Ibrahimin, Mimozën dhe Raulin në veturën e tij luksoze dhe i dërgon në një dyqan veshjesh dhe u blen rroba të reja.

E pastaj, me këtë trio simpatike Capital T ulet në një restorant luksoz në Prishtinë dhe së bashku hanë drekë.

Reperi gjithçka e ka dokumentuar përmes një videoje të publikuar në Youtube, megjithatë para se ta shihni ai ka disa fjalë për të gjithë!

“Para se gjithash, para se me fillu cfaredo lloj paragjykimi, po du m’i nda disa fjale me ju. Cdo here qe kaloj ne qender te qytetit, hasi ne fmije qe afrohen me lype ndihme financiare ne kembim te pastrimit te xhamave te vetures. Jo gjithmone, po krejtve na ndodhe edhe me i injoru kta fmije, per shkak te nxitimit apo edhe arsyeve te tjera. Dje, ne rruge per ne shpi prej studios, ku une isha nise me honger dreke me familje, kta fmije mu afrun te xhami i vetures si cdo here tjeter. Ne moment, prej deshires edhe vullnetit te mire, vendosa me ndrru rrugen edhe i morra disa prej tyne m’i shetite, m’i veshe e m’i ushqy mire. Ne pamundesi me bo cdo dite kete gje, te pakten ne dite feste ku krejt hajme e festojme, e meritojne edhe ata te ndjehen njesoj si cdo fmije tjeter qe rritet ne rrethana ma te mira”.

“Vet fakti qe kta fmije u ndjene mire, m’ka jep knaqsi e motivim mu personalisht qe i kalova disa ore me ta. Ku ka dicka ma mire, se me bo dikon tjeter te lumtur, e sidomos fmijet, te pakten per nje dite te vetme. Kjo video osht bo ne shpejtsi, pa kurfar qellime promocionale e keqperdorimi, e me 1 milion arsye per me motivu edhe dikon tjeter me vepru njejte. Vendosa me nda kete gje me juve, t’u shpresu qe secili prej neve qe ka mundsi, e merr mundin me bo m’u ndi mire dikon, e sidomos femijet ne nevoje. Po shpresoj qe cdo feste qe vjen, na pret mire e ma mire krejt neve, se pari shendeterisht e pastaj me te tjerat, e sidomos ma te vetdijesum per gjendjen e keqe qe e perjetojne femijet e te rinjte e vendit tone. Me Fat festa e Bajramit te gjithe juve, prej meje, Ibrahimit, Mimozes edhe Raulit”, ka shkruar Kapo.

Artikulli paraprakDisa të rinj dërgojnë dhurata për fëmijët në spitalin e pediatrisë në QKUK
Artikulli i rradhës Pyet mjekun: Vuaj nga artriti, a mund të shkoj në plazh?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.