Përshëndetje! Vuaj nga artriti reumatoid, a mund të shkoj në plazh ose llixha? Gjithashtu do doja të dija nëse ndikon koritizoni në shtimin në peshë, pasi për dy muaj kam shtuar 7 kg?
Përgjigjet Julia Kollçaku, mjeke reumatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.
Ujërat termalë kundërndikohen tek të sëmurët me artrit reumatoid, pasi vetëm sa e përkeqësojnë sëmundjen. Ndërsa në plazh (ne nuk e këshillojmë) por edhe në qoftë se shkon, pacienti duhet të shmangë futjen në det gjatë pikut të vapës, si dhe të ketë kujdes më rërën e nxehtë.
Për sa i përket shtimit në peshë, është e vërtetë që në doza të larta koritizoni ndikon, megjithëse në rastin tonë në nuk e dimë se sa tableta ka përdorur pacientja.
Unë do rekomandoja një vizitë tek mjeku reumatolog për të parë analizat dhe aktivitetin e sëmundjes./ Shendeti.com.al