Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vazhdon mbledhjen e të dhënave mbi efektin e vaksinës anti covid te gratë shtatzëna.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Dr.Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në një konferencë për Shtëpinë e Bardhë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Mijëra gra shtatzëna janë vaksinuar dhe CDC-ja ka krijuar një regjistër për të ndjekur ndikimin e vaksinës anti covid”, tha Fauci.
Gjatë konferencës, Fauci tregoi se tek një numër i konsiderueshëm i popullsisë ende nuk dihet efekti i vaksinës anti covid.Këtu përfshihen fëmijët dhe individët që kanë dëmtim të sistemit imunitar, si HIV.
Në lidhje me gratë shtatzëna, Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë (ACOG) ka rekomanduar që vaksina të merret në konsultim me mjekun./GazetaShneta/