Këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), miratuan të premten një politikë mbrojtëse shtesë në kohë të rritjes së rasteve, duke votuar 10 me 1 për të lejuar të gjithë të rriturit të marrin një vaksinë përforcuese të Pfizer/BioNTech ose Moderna.
Në një votim të veçantë, ata rekomanduan dozat përforcuese për të gjithë grupmoshat 50 vjeç e sipër shkruan The Washington Post përcjell Gazeta Shneta.
Drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky pritet të nënshkruajë rekomandimet duke e bërë zyrtare politikën e SHBA-së për përshtatshmërinë e gjerë të dozës përforcuese një javë përpara Ditës së Falënderimeve, fillimit jozyrtar të sezonit të festave, ndërsa infeksionet rriten në pjesë të mëdha të vendit.
Nga frika e rritjeve të rasteve COVID gjatë dimrit, zyrtarët në rreth një duzinë shtetesh tashmë kanë lëvizur vetë për të zgjeruar përshtatshmërinë e dozës përforcuese për personat mbi 18 vjeç mes – provave të forta që imuniteti i vaksinave zbehet me kalimin e kohës në të gjitha grupmoshat. /Gazeta Shneta/