Pandemia COVID-19, në shumë vende ka cënuar kufinjtë e sigurisë. Disa vende evropiane, në përgjigjje të valës së re të rasteve, janë duke planifikuar masat të tjera për të mbajtur në kontroll situatën e krijuar.
Austria do të rivendosë një bllokim të plotë si rezultat i koronavirusit në javën e ardhshme dhe gjithashtu do të kërkojë që e gjithë popullata e saj të vaksinohet që nga muaji shkurt, tha qeveria austriake të premten. Urdhri vjen pas një bllokimi të diskutueshëm të futur këtë javë vetëm për të pavaksinuarit, por që atëherë, infeksionet kanë vazhduar të vendosin rekorde, shkruan The Washington Post.
Gjermania ka hyrë në një “gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare” për shkak të rritjes së infeksioneve të koronavirusit, tha të premten kreu i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve të vendit.
Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch, tha se kujdesi i rregullt mjekësor nuk mund të garantohet më në disa pjesë të vendit, sepse spitalet dhe repartet e kujdesit intensiv janë teje të ngarkuara, përcjell Gazeta Shneta.
Zyrtarët më të lartë të shëndetit publik të Kanadasë, autorizuan vaksinën Pfizer/BioNTech, e njohur në vend si Comirnaty, për fëmijët 5 deri në 11 vjeç të premten, pasi studimet treguan se vaksina ishte e sigurt dhe më shumë se 90 për qind efektive në atë grupmoshë.
Festimet e Vitit të Ri do të jenë sërish të heshtura në Holandë pasi qeveria ndaloi fishekzjarrët më 31 dhjetor për të dytin vit radhazi mes rritjes së infeksioneve të koronavirusit. Ndalimi ka për qëllim “për të parandaluar, sa më shumë që të jetë e mundur, tendosje shtesë mbi kujdesin shëndetësor, zbatimin e ligjit dhe përgjigjet e para pandemike”, tha qeveria holandeze të premten.
Në anën tjetër, autoritetet ruse raportuan një numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi për të tretën ditë radhazi të premten. Task-forca shtetërore e koronavirusit të Rusisë raportoi 1,254 vdekje nga virusi, në krahasim me 1,251 raste që ngjau ditën e enjte dhe 1,247 të mërkurën. /Gazeta Shneta/