Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Celulari rrit rrezikun e miopisë te fëmijët

Jetë 23/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Eksperti në Departamentin e Sëmundjeve të Syrit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Erciyes, Cem Evereklioglu thotë se përdorimi afatgjatë i telefonit celular rrit rrezikun e miopisë te fëmijët.

Ai theksoi se me zhvillimin e teknologjisë shtohen edhe faktorët që mund të dëmtojnë syrin e njerëzve.

Ai u shpreh se është e pamundur t‘i mbash fëmijët larg zhvillimit të teknologjisë dhe tha se syri lëviz më shumë për të parë objektet e vogla në telefon dhe kjo shkakton një tkurrje.

Duke tërhequr vëmendjen se përdorimi afatgjatë i telefonit veçanërisht për lojëra mund të shkaktojë përparimin me shpejtësi të miopisë, Evereklioglu theksoi se “në vitin 2023, në një epokë të tillë nuk mund t’i themi asnjë fëmije të mos luajë me tablet, të mos shikojë kompjuter. Nëse e bëni këtë, në këtë rast mund të shkaktohen probleme psikologjike që shfaqen me prapambetjen e fëmijës në teknologji. Këtë nuk mund ta ndalojmë, por mund të kufizojmë kohën e përdorimit. Pra mund të themi se është e ndaluar të luhen lojëra në telefonin celular. Telefoni celular ashtu si edhe vetë emri është prodhuar për të telefonuar. Pra nuk duhet të përdoret për të luajtur, por tek tabletët, kompjuterët mund të themi se për shkak se kanë ekrane pak më të mëdha, mund të luhet 1-2 orë, por nuk mundet të luhet 10 orë”.

“Është vërejtur se zhvillimi i miopisë dhe përparimi i saj është më i ngadalë tek ata të cilët ngasin biçikletë jashtë për të paktën dy orë në ditë, luajnë futboll, basketboll, pra që luajnë në rrugë me shokët e tyre”, tha ai./RTV21/

 

Artikulli paraprakFDA-ja ka miratuar brexpiprazolin për trajtimin e agjitacionit në demencë
Artikulli i rradhës Vdekja e 35-vjeçares që shkoi për ta hequr dhëmbin, arrestohet stomatologu Xhavit Karaxha

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.