Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk është marr ende vendim për lejimin e dasmave dhe ahengjeve.
Hoti ka thënë se këtë çështje ia ka lënë në dorë Komitetit Ekzekutiv i cili kryesohet nga këshilltari i tij Dr. Visar Berisha. Ky Komitet do të takohet më 1 korrik me përfaqësuesit e stradës dhe hotelerisë për të vlerësuar situatën nëse ka kushte të lejohen këto aktivitete, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë nga kryeministri Hoti:
Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.
Të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit!