Kur Sophie Jaffe, 31 vjeçare, e takoj për herë të parë burrin e saj Adi, 38 vjeçar, ata patën një lidhje të menjëhershme. Vite më vonë, lidhja e tyre pothuajse u shkatrrua kur ajo i zbuloj disa të vërteta shokuese: Adi ishte një person i varur nga seksi, dhe kishte nevojë për ndihmë. Në këtë artikull, Sophie shpjegon se si erdhën në pika që rrezikonin marrdhënien e tyre — dhe si i bëri ata një çift më të fortë në fund, shkruan Womens Health Magazine transmeton Gazeta Shneta.
Fillimi i historisë tonë të dashurisë
Unë dhe burri im u takuam në UCLA në vitin 2005. Ai ishte në vitin e parë të doktoraturës, dhe unë isha në vitin e dytë në Bachelor. Ne shkonim në kursin e Neuroshkencës sëbashku, filluam të mësonim sëbashku dhe të dyve filloj të na pëlqente njëri-tjetri.
U sigurova të futesha në grupin e tij të studimit, ai gjithmonë më përcillte në orën time të ardhshme dhe ne vazhdimisht shkruanim mesazhe. Gjërat rrodhën shumë shpejt; ne ishim aq të pushtuar nga njëri tjetri saqë nuk donim të ndaheshim asnjëherë.
Para se zyrtarisht të hynim në lidhje, ai më tregoj se më parë kishte pasur varësi ndaj metamfetaminës. Kishte qenë në burg dhe në qendrën rehabilituse, dhe dukej sikur ai e kishte kaluar këtë problem. Për mua, kjo ishte inspiruese dhe shpresdhënëse.
Si e zbulova atë?
Kur u fejuam, unë ende s’mund ti besoja atij plotësisht, kështuqë nganjëherë ja shikoja telefonin. (Mbase jo shprehia më e mirë, por e bëra.) Një ditë tek po shkonim tek tempulli, pashë se ai kishte shkëmbyer mesazhe të çuditshme me gra të tjera.
Ai po thoshte gjëra që donte të dilte me to dhe çfarë donte të bënte me to. Kur i gjeta mesazhet ai u shkatrrua shumë. Ai nuk donte të më humbiste dhe kjo ishte hera e parë kur ai më tha, “Mendoj që jam i fiksuar dhe i varur nga seksi.” Dukej sikur, sa herë që kishim ndonjë zënkë dhe unë qaja në shtrat ai shkonte dhe u shkruante grave të tjera.
Si e tejkaluam?
Viti i parë i martesës tonë ishte një transformim i vërtetë. Unë isha shtatzënë, ne nuk kishim marrdhënie dhe ai po punonte shumë me veten. Edhe unë po punoja me veten time. Kur e kuptova herën e parë për mesazhet, kur ne ishim vetëm të fejuar, mendoja që Adi kishte një problem që duhej ta zgjidhte vet. Nuk mendoja që ishte diçka në të cilën duhej të përfshihesha edhe unë.
Në momentin kur martoheni, ju merrni edhe problemet e partnerit—të gjitha problemet. Momenti kur fillova të shihja problemin e Adit si problem timin, atëherë ndodhi transformimi i vërtetë. Ne u kthyem krejt në fillim, në gjërat bazike.
Ai nuk mund të kishte miqësi me vajzat, të dilte me shokët për tu dehur, apo të takohej me dikë tjetër përveç meje. Ne punuam në shumë mnyra, siç është joga, mendja, terapi për çifte dhe terapi dëgjimore.
Të gjitha këto praktika na ndihmuan të kuptonim cilat ishin problemet tona, çfarë po mungonte në jetën e tij, dhe cilat karakteristika e bën atë që të donte ti mbushte ato me vëmendje seksuale. Në këtë pikë, varësia e tij ndaj seksit, ishte ikje nga intimiteti.
Ne jemi gjithashtu shumë të sinqertë me familjet dhe shoqërinë tonë për këtë problem. Në fillim, shumë nga familja ime e panë atë si armik, por kur ua spjegova se ne kishim një plan dhe se unë i besoj atij, ata ndryshuan mendim.
Shumica e miqëve të mi më mbështetën shumë, ndërsa e kam larguar veten nga miqtë që mendonin se burri im ishte vetëm një tradhtar i dobët. Duhet të krijojmë rrethin tonë dhe kjo përvojë më bëri të kuptoja se kush ishte në anën time.
Jeta jonë tani!
Varësia ndaj seksit është një varësi ndryshe nga të tjerat, sepse ti thjeshtë nuk mundesh të ikësh nga seksi dhe mos ta bësh më. Ne tashmë jemi në një lidhje dinamike, intime, të dashur dhe jeta jonë seksuale është e balansuar dhe e shëndetshme. Nganjëherë bëjmë marrdhënie tre deri në katër herë në javë; herë të tjera vetëm një herë.
(Gjatë kohës së varësisë së tij, ne kishim seks vetëm një ose dy herë në muaj.) Ne e duam njëri tjetrin, jemi shumë të dhënë pas njëri tjetrit, ne kemi kaluar gjithë këtë sfidë dhe është shumë më mirë se që ka qenë për shkak të besimit që kemi.
Më parë, nëse Adi kishte sygjeruar të provonim diçka ndryshe, mendja ime do të shkonte menjëherë në atë spiralen e pasigurisë duke menduar se përse ai donte ta bënte një gjë të tillë.
Tani, ajo nuk është gjëja e parë që më bie ndërmend. Në vend të kësaj, thjeshtë mendoj që burri im vetëm dëshiron të provojë diçka të re me mua./Gazeta Shneta