Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të bëjmë kur fëmija digjet nga dielli

Jetë 03/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hidratoni lëkurën

Hidratoni lëkurën e fëmijës duke përdorur locione specifike dhe cilësore. Për një veprim më të mirë mund ta ftohni produktin para përdorimit, duke e vendosur në frigorifer.

Mbani freskët ambinetin

Përpiquni ta mbani freskët ambientin, duke ndezur një ventilator i cili duhet drejtuar nga muri i dhomës ku ndodhet fëmija.

I bëni fëmijës dush

Dushi me ujë të vakët do të ndihmonte për të zbutur dhimbjet e shkaktuara nga eritrema e diellit. Si alternativë mund të përdorni një borsë akulli të mbështjellë me një copë të butë pambuku.

Përdorni paracetamol

Përdorimi i një shurupi me bazë paracetamol do të ndihmonte në lehtësimin e dhimbjeve të lëkurës.

Hidratoni fëmijën

Përpiquni ta bëni fëmijën të pijë sa më shumë ujë, pasi ekspozimi në diell mund të shkaktojë dehidratim.

Përdorni hidratues në ditët në vazhdim

Përpiquni ta mbani fëmijën nën kontroll për rreth 7-10 ditë nga shfaqja e eritremës, duke i aplikuar në lëkurë hidratues, pasi në përgjithësi lëkura e prekur nga eritrema e diellit ka tendencë të bjerë, dhe në këtë rast kremi do të mundësonte një rikuperim më të shpejtë të saj.

Kontaktoni mjekun në rast se eritrema është në gjendje të keqe dhe shfaqet ndonjë inflamacion.

Cfarë nuk duhet të bëni?

Mos u ekspozoni në diell

Fëmija nuk duhet të ekspozohet në diell në ditët në vazhdim.

Mos u kruani

Përpiquni të mos e kruani apo gërvishtni lëkurën e fëmijës, pasi kjo do të shkaktonte skuqje dhe inflamacion që mund të përkeqësonte situatën.

Mos çani flluckat

Nëse në lëkurën e fëmijës do të shfaqen fllucka me ujë nuk duhet t’i çani në asnjë mënyrë, kjo pasi në të kundërt do të rritej rreziku i shfaqjes së një infeksioni dhe për pasojë do të zgjatej periudha e rikuperimit.

Mos përdorni krem

Për fëmijët poshtë moshës 2-vjeçare nuk duhet të përdorni krem me bazë benzocaine.

Mos përdorni peshqirë të ashpër

Mundohuni të mos përdorni peshqirë të ashpër për të fshirë fëmijën pas dushit, kjo pasi lëkura do të acarohej edhe më tepër.

Mos i jepni fëmijës ujë me akull

Edhe pse mund të duket sikur e freskon, është diçka shumë e gabuar. Uji me akull mund t’i shkaktojë fëmijës ethe.

Çfarë duhet të hajë fëmija?

Përpiquni që në ditët në vazhdim ta bëni fëmijën të hajë shumë fruta dhe perime të freskëta, të cilat janë të pasura me antioksidantë. E rëndësishme është që fëmija të marrë vitaminat C, E me anë e ushqimit, pasi ato kanë aftësinë të lehtësojnë subjektin e djegur nga rrezet UV.

Gjithashtu e rëndësishme është edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me beta-karroten (vitamina A), e cila mbron fëmijën nga djegiet e mundshme të rrezeve UV. I jepni fëmijës të pijë shumë ujë në mënyrë që të shmanget mundësia e dehidratimit, transmeton pernenat.

Mund të përdorni edhe disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat:

– Aloe vera;

– Vaj esencial mente, eukaliptusi;

– Kamomil të ftohtë (efekt qetësues);

– Patate (ka veti anti-inflamatore);

– Përzierje uje+miell misri, e aplikoni në lëkurë; 

Artikulli paraprakShikojeni këtë moment të këndshëm, vajza e njoftohet me motrën e saj bebe (Video)
Artikulli i rradhës A janë këto mamatë shqiptare më të bukura, ja fotot e tyre nga plazhi (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.