Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të bëjnë gratë pasi të mbesin shtatzënë, intervistë me gjinekologun Dr. Dërgut Aliu

Këshilla për shtatzëna 12/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen e lajmit të ëmbël të shtatzënisë, vijnë edhe shqetësimet për nënën e re se si duhet të veprojë tash e tutje për të mbrojtur shëndetin e fëmijës.

Për këtë arsye ne kemi zhvilluar një intervistë me gjinekologun e njohur të Spitalit Lindja, Dr. Dërgut Aliu. Ai thotë se pas verifikimit të shtatzënisë përmes ultrazërit, së pari duhet të bëhet grupi i gjakut dhe Rh faktori, shkruan Gazeta Shneta.

“Së pari duhet të bëhet grupi i gjakut dhe Rh faktori nëse nuk i din, si dhe analizat rutinore hemogram, glikemi, urinë si dhe analizën e gjëndres tiroide T3, T4, dhe TSH, si dhe të informohet çka guxon dhe çka nuk guxon të përdor në shtatzëni sidomos në tre muajt e parë kur është formimi i organeve të frytit”, shpjegon gjinekologu.

Ai thotë se shtatzëna duhet të informohet se gjatë shtatzënisë duhet të përdorë më shumë pemë e perime, dhe të mos përdor barna të cilat shkaktojnë probleme në shtatzëni dhe duhet t’i ik në maksimum eksponimit të rrezeve të ndryshme X, etj.

Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY by GenePlanet Klikoni KËTU.

Mjeku ka folur edhe për testet që mundësojnë diagnostikimin e shëndetit të frytit në javët e hershme të shtatzënisë. Ai thotë se këto teste bëhen kryesisht pas moshës 35-vjeçare, si dhe tek gratë që kanë histori familjare ose të bashkëshortit.

“Te shtatzënat që kanë pasur dështime të shpeshta të shtatzënisë preferohet të bëhet ‘Double dhe treeple testi’, të cilat na orientojnë në dyshimet eventuale tek foshnja sidomos në tre mujorin e parë të shtatzënisë”, ka thënë tutje mjeku.

Ndërkaq gjinekologu flet edhe për rëndësinë e testit NIFTY by GenePlanet në zbulimin e hershëm të anomalive eventuale të frytit.

“Rëndësia e Testit NIFTY by GenePlanet është në zbulimin e hershëm eventual të anomalive të frytit sidomos në periudhën fillestare të shtatzënisë duke filluar nga java e 10-të e shtatzënisë dhe e mira e testit NIFTY Plus by GenePlanet është se ky test bëhet vetëm përmes gjakut të shtatzënës ku rreziku i bërjes së kësaj analize është pothuajse zero sepse nuk ka kurrfarë kundërindikacioni. Prandaj avantazhi i këtij testi është se bëhet në periudhën e tremujorit të parë të shtatzënisë kur eventualisht nëse kemi ndonjë anomali të frytit të rrezikshme për jetën e mëtutjeshme dhe me rrezik shumë të vogël mund të bëhet aborti eventual”, ka shpjeguar gjinekologu Aliu.

Mjeku tregon tutje se Testi NIFTY by GenePlanet bëhet me anë të gjakut të gruas shtatzënë duke filluar nga java e 10-të e shtatzënisë dhe mund të zbulojë anomalitë në kromozomet 13 (Sindromin Patau), 18 (Sindromi Edwards) dhe 21 (Sindromi Down). Poashtu diagnostikon Sindromin Turner, sindromin Klinefelter, Sindromin X të trefisht dhe Sindromin Jacobs.

“Dhe kemi NIFTY PLUS ku përveç anomalive kromozomale te larte shenuara  bene edhe detektimin e anomalive te kromozomeve 9, 16 dhe 22”, ka thënë mjeku. Ai ka shtuar se saktësia e rezultateve të këtij testi është mbi 99 për qind.

Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY by GenePlanet Klikoni KËTU.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta mjekja e QKMF-së në kryeqytet, Azijada Jamini
Artikulli i rradhës Komiteti i ShSKUK-së për menaxhimin e pandemisë mblidhet sot

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit përfshin edhe Kosovën, Dr. Rushit Ismajli: Ndryshoni rutinën për të mbrojtur shëndetin

26/06/2026 Lajme

Studim: Shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk sjellin përfitime

25/06/2026 Këshilla për shtatzëna

ZKA zbulon barna të skaduara në vlerë 95 mijë euro në regjistrat e Ministrisë së Shëndetësisë

25/06/2026 Lajme

Hashimoto dhe shtatzënia: Çfarë duhet të dini për rreziqet dhe një lindje të shëndetshme?

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas injeksionit Depo-Proverës: Shenjat që mund të tregojnë se jeni në pritje të ëmbël

24/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Raporti i ZKA-së: Mangësi në menaxhimin e kontratave, stok farmaceutik dhe pasuri në Ministrinë e Shëndetësisë

24/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.