Artriti reumatik e njohur si reuma është një ndër shqetësimet më të shpeshta që shkaktohet si pasojë e inflamacioneve (apo siç njihen ndryshe në gjuhën popullore fryrje dhe ënjtje e artikulacioneve në gjymtyrë).
Pacientët me AR mund të raportojnë për vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme, të tilla si veshja, qëndrimi në këmbë, ecja, higjiena personale ose përdorimi i duarve të tyre.
Përveç përkeqësimit të artikulacioneve, simptomat e përgjithshme (p.sh., lodhja, molisja, ngurtësi në mëngjes, humbja e peshës dhe ethet të shkallës së ulët) mund të jenë të pranishme.
Trajtimi me kohë është shumë i rëndësishëm, ideale do të ishte fillimi i terapisë në 3 muajt e parë pas shfaqjes së simptomave më së shumti brenda vitit të parë.
Për rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
? Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj
Artikull i sponsorizuar