Një studim i Universitetit të Jorkut ka gjetur se fëmijët e prindërve të divorcuar janë më të dëmtuar nga zënkat që kanë ndodhur gjatë martesës, sesa nga vetë ndarja.
Studimi vjen në krye të një raporti të Fondacionit të Ndërhyrjes së Hershme (EIF), së bashku me Universitetin e Sussex. Publikimi në vitin e kaluar zbuloi se konflikti i pazgjidhur midis prindërve ka një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, shëndetin mendor dhe zhvillimin e personalitetit të tyre në të ardhmen shkruan The Telegraph, transmeton Gazeta Shneta.
Si i perceptojnë fëmijët nivelin e konfliktit të prindërve të tyre përcakton se si ata presin që prindërit e tyre të sillen ndaj tyre dhe kjo me njëfar mënyre mund t’i çojë ata në shqetësime psikologjike.
Ajo që është interesante është se konflikti midis prindërve ka më shumë ndikim në marrëdhëniet midis babait dhe fëmijës sesa nënës dhe fëmijës.
Ne kemi nevojë për më shumë fokus në mësimin e mënyrave të menaxhimit të konflikteve të fëmijëve dhe të rinjve, me qëllim të përgaditjes së tyre për jetë./Gazeta Shneta/