Pacientët s’kanë gjak – e zyrtarët e Transfuzionit, i kthejnë mbrapshtë vullnetarët

2017-04-15 në ora 20:25

Shpesh herë ndodh që të kërkohet gjak nëpërmjet rrjeteve sociale për pacientët në QKUK. Por stafi i Transfuzionit të Gjakut i ka kthyer mbrapshtë sot dy vullnetarë të cilit kishin shkuar për të dhuruar gjak.

Gazetarja Teuta Gashi dhe shoku i saj Leotrim Syla, vendosën të dhurojnë gjak gjatë ditës së sotme dhe ia mësynë Qendrës së Transfuzionit, shkruan Gazeta Shneta.

Por dëshira e tyre nuk u realizua nga stafi i Transfuzionit me arsyetimin se “s’ka kush ta merr gjakun”.

Gashi ka cituar njërën nga zyrtaret, e cila shprehet e çuditur me iniciativën e saj.

“Vullnetar a? Me vjen keq e shtune, tekniku ka shku ne ora 6 s’ka kush ta merr gjakun. Jam me nje rast urgjent duhna mu marr”, thotë ajo, e cila refuzon t’ua kryej shërbimin edhe pse vullnetarët kanë gjak të përshtatshëm për disa grupe.

“(Nervoze shumë) O vllau jemmmm, jam nxan hajde nesër”, ka shkruar Gashi në facebook. /Gazeta Shneta/

Reagimi i saj i plotë:

Shkova me nje shok te Transfuzioni i Gjakut, me dhuru gjak, vullnetarisht (e shtune, ore 18:40), dy gra veshur me mantella te bardhe krejt objektin.

Ai: Kam ardh me dhane gjak?

Ajo: Per kend?

Une: Per popullin shqiptar.

Ajo: Vullnetar a? . Me vjen keq e shtune, tekniku ka shku ne ora 6 s’ka kush ta merr gjakun. Jam me nje rast urgjent duhna mu marr.

Ai: qe a don gjak per te se grupi i pershtatshem per te gjithe

Ajo: (nevoz shume) O vllau jemmmm, jam nxan hajde neser.

DMTH as me dhuru gjak smunesh ne kete vend. Shyqyr se patem me kese se ftyres ja kisha gju.