Hematuria i referohet pranisë së gjakut në urinë. Disa shkaqe janë specifike ose më shumë shfaqen tek gratë. Gjaku në urinë shpesh ndodh për shkak të infeksioneve, problemeve me veshka apo lëndimve.
Hematuria mund të ndodhë kur një pjesë e traktit urinar, që përfshin veshkat dhe fshikëzen e urinës dëmtohet. Megjithatë gjaku që shfaqet në urinë nuk vjen gjithmonë nga trakti urinar. Tek gratë mund te shfaqet edhe nga mitra apo qafa e mitrës.
Llojet e hematurisë:
Hematuri bruto – një person mund ta shoh gjakun në urinën e tyre dhe
Hematuria mikroskopike – në raste të tilla gjaku nuk shihet me sy por mund të zbulohet nga gjinekologu
Disa nga shkaqet e gjakut tek gratë mund të përfshijnë:
Infeksionet e traktit urinar – gratë janë në rrezik nga infeksionet e traktit urinar. Sipas Institutit Kombëtar të Diabetit, të pakten 60% e grave përjetojnë UTI gjatë jetës së tyre. UTI është një infeksion në kanalet e urines dhe ndodhë kur bakteret nga zorra e trashë kalojnë ne vaginë. Ky lloj i infeksionit mund të dëmtojë veshkat dhe fshikëzen e urinës.
Nëse jeni të prekur nga virusi UTI, atëherë do të keni nevojë urgjente të urinoni.
Simptomat e tjera janë: djegie gjatë urinimit, urinë me erë të keqe ose gjak në urinë, presion ose dhembje në pjesën e poshtme të krahërorit, barkut ose zonës së legenit.
Gurët – mineralët e tepërta mund të formojnë gurë në fshikëzen e urinës apo veshkat tuaja. Gurët mund të largohen duke u konsultuar me mjekun tuaj apo edhe me ilaqe popullore. Gjaku që rrjedh nga gurët mund edhe të mos shihet me sy, por nëse ndjeni dhimbje në veshka konsultohuni me mjekun tuaj.
Kancer – e bën më pak se infeksionet e traktit urinar dhe gurët por edhe kanceri mund të shkaktojë hematuri. Urina mund të shfaqet një ditë dhe më jo, por nëse urinoni njëherë gjak mos hezitoni për një vizitë tek mjeku juaj./GazetaShneta/