Gjërat që thonë prindërit në prani të fëmijëve kanë ndikim të madh dhe jo domosdoshmërisht pozitiv. Ajo që ju konsideroni se nuk ka rëndësi për fëmijën e juj mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin emocional por edhe për shëndetin fizik. Rritja e fëmijëve të shëndetshëm përfshin të kuptuarit e fjalëve që prindërit i thonë në prani të tyre dhe mënyra se si fëmijët i absorbojnë ato.
Shkolla është e mërzitshme – prindërit asnjëherë nuk duhet të kritikojnë shkollën në të cilën fëmijët e tyre shkollohen.
“Punë e madhe” – fëmijët tuaj nuk bën asnjëherë të iu dëgjojnë duke e thënë këtë fjalë. Mund të ndodhë që jeni duke përdorur sarkazme por fëmijët nuk mund ta kuptojnë ende sarkazmen.
“Jeni duke u djegur nga temperatura” – keni kujdes kur komentoni shëndetin e fëmijëve tuaj në prani të tyre apo edhe të dikujt tjetër në prani të fëmijëve tuaj. Fëmijët priren të shqetësohen shumë nëse dikush që njohin nuk është mirë me shëndet.
“Mbylleni gojën” – të jesh prind duhet të jetë e vështirë, por duhet të tregoheni të durueshem. Këshillat dhe fjalët shpesh herë janë të kota për fëmijët tuaj prandaj keni kujdes se si silleni, pasiqë ata do të ju ndjekin juve.
“Jam shumë e trashë” – pa marrë parasysh se si ndiheni për trupin tuaj, mos u obsesionini për peshën dhe dietave kur keni fëmijët afër. Fëmijët shpesh herë i shohin ankesat e tilla si një standard me të cilin duhet jetuar.
“Shohim” – kjo fjalë tek fëmijët njihet shpesh si JO. Nëse e perdorni këtë fjalë, sigurohuni që fëmijët tuaj të kuptojnë SHOHIM dhe asesi shprehjen JO. Kurse nëse dëshironi të thoni jo, thuane pa merak. Nëse keni nevojë të mendoni rreth kërkesës që ka paraqitur fëmia juaj, mendoni dhe kthehuni më vonë me një përgjigje./GazetaShneta/