Virusi, i cili ka origjinën në Wuhan, Kinë, ka shkaktuar gati 8,000 raste në të gjithë botën, përfshirë 170 vdekje sipas New York Times.
Çfarë është coronavirusi?
Në të vërtetë ekzistojnë shtatë lloje të ndryshme të coronavirusit të njohura sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), transmeton Gazeta Shneta.
Shumica janë të butë dhe shkaktojnë ftohje por disa froma të virusit, konkretisht MERS-CoV dhe SARS-CoV, mund të shkaktojnë sëmundje të rënda.
Si përhapet coronavirusi:
Coronaviruset zakonisht përhapen nga një person i infektuar te njerëzit e tjerë përmes frymëmarrjes, kollit ose teshtitjes. Kontakti i ngushtë me një person të infektuar, si prekja ose shtrëngimi i duarve mund të shpërndajë me lehtësi këto viruse.
Njerëzit të cilin kanë konfirmuar raste të coronavirusit treguan se kanë pasur këto simptoma:
Ethe
Kollë
Dhe gulçim.
Simptomat mund të shfaqen kudo nga dy deri në 14 ditë pasi një person është ekspozuar.
Si mund të ndikojë virusi nëse jeni shtatzënë?
Shkencëtarët janë ende duke u përpjekut të mësojnë më shumë se si ndikon ky virus tek njerëzit.
“Janë ditët e para”, tha Dr. Fernando. Gratë shtatzëna janë gjithashtu me imunitet më të dobët dhe janë më të ndjeshme ndaj komplikimeve, infeksioneve të frymëmarrjes si coronavisuri, kështu që ai rekomandon të bëni më të mirën tuaj për të marrë masa paraprake të caktuara.
Doktor Fernando gjithashtu rekomandon të bëni çmos për të kufizuar ekspozimin tuaj në zona të mbushura me njerëz ku qarkullimi i ajrit nuk është ideal. Dhe nëse shkoni në këto vende ai propozon të mbyllni gojën me ndonjë maskë.
Vlen të përmendet se shkencëtarët nuk besojnë se coronavirusi do të ndikonte në foshnjën tuaj edhe nëse ju diagnostifikoheni me virusin. /GazetaShneta/