Shumë njerëz zhvillojnë simptoma të mëvonshme për të cilat mbase as nuk e kanë idenë që mund të lidhen me tipin 2 të diabetit. Po sjellim disa nga shkaqet dhe simptomat kryesore që lidhen me diabetin e tipit 2.
Çka është Diabeti i tipit 2?
Tipi 2 i diabetit është një gjendje kronike që prekë përdorimin e glukozës së trupit tuaj. Glukoza është karburanti që ju duhet qelizave tuaja që të punojnë. Ju gjithashtu keni nevojë për insulinë, hormon i cili prodhohet nga pankreasi që ndihmon glukozën të hyjë në qelizat tuaja dhe të shëndrrohet në energji.
Çka e shkakton Diabetin e tipit 2?
Tipi 2 i diabetit ndodhë kur trupi juaj nuk e përdorë insulinën siç duhet apo kur pankreasi nuk prodhon sa duhet insulinë për të dërguar glukozën në gjak dhe në qeliza. Në vend të kësaj, glukoza ndërtohet në gjak duke shkaktuar kështu nivelin e lartë të sheqerit në gjak.
Disa prej shkaktarëve më të zakonshëm të diabetit tipi 2:
– Gjenet tuaja.
– Raca juaj (të bardhët preken më pak nga ky tip diabeti).
– Stili i jetesës.
– Shqetësimet ekzistuese të shëndetit.
Simptomat e tipit 2 të diabetit
Tipi 2 i diabetit mund të jetë edhe në ju. Shumë njerëz nuk e dijnë që e kanë pasiqë simptomat zhvillohen ngadalë me kohë:
– Urinim i tepërt.
– Rritje e etjes.
– Rritje e urisë.
– Shikim i trubulltë.
– Humbje e pa shpjegueshme e peshës.
– Lodhje.
– Infeksione të vazhdueshme.
– Shërim i ngadalshëm i plagëve.
– Lëkurë e thatë dhe që kruhet.