Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për fenomenin e ‘buzëve të shtatzënisë’

Jetë 09/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua shtatzënë është një trup që transformohet përgjatë nëntë muajve të plotë që vazhdon ky proçes, prej ngjizjes dhe deri në lindjen e fëmijës. Mjekët thonë, se femrat përgjithësisht përjetojnë fenomenin e “buzëve të shtatzënisë”!

Njësoj ndodhi me Khloe Kardashian së fundmi, i ka ndodhur Beyonce-s më parë, dhe shumë vajzave të tjera të famshme. Mund t’ju ketë ndodhur edhe juve(ose në perspektivë) mund t’ju ndodhë dhe nuk dini se çfarë shpjegimi t’i jepni.

“Padyshim që ka një të vërtetë në gjithë këtë histori. Ndërsa barku juaj rritet përditë, njësoj ndodh edhe me buzët tuaja”, thotë Dr. Sherry A.Ross, eksperte e shëndetit të grave për revistën “People”.

“Enjtja është një pjesë normale e shtatzënisë dhe ndodh në të gjitha pjesët e trupit tuaj duke përfshirë edhe buzët. Lëkura e grave shkëlqen gjatë shtatzënisë si rezultat i rritjes së qarkullimit të gjakut në tërë trupin duke përfshirë fytyrën, hundën dhe buzët”.

Fenomeni i ashtuquajtur i “buzëve të shtatzënisë” mund të jetë një efekt anësor i mirëpritur nga shumë gra, sepse do të dukeni shumë ndryshe, gati sikur i keni bërë buzët. Normaliteti kthehet pas tre apo gjashtë muajve që keni lindur, ndaj mos u merakosni.

“Jam kujdesur për mijëra gra shtatzëna dhe ato nuk dinin asgjë për buzët e shtatzënisë. Ato fryhen sepse ka më shumë rrjedhje të gjakut pelvik”, thotë Dr. Mary Jane Minkin profesor i obstetrikës në Yale.

Khloe Kardashian ishte ndër të parat vajza të njohura që reagoi për këtë fenomen, që siç duket nuk ishte i mirëpritur për të. “Ma shpifin këto buzë të mëdha, të fryra dhe të dala jashtë kontrrollit. Por, nuk është në dorën time”, tha ajo përmes një postimi në instastory.

Kështu që vajza, për ju që ende nuk e keni përjetuar shtatzëninë e parë, nëse përballeni me një fenomen të ngjashëm, të paktën e dini se çdo të thotë!

Artikulli paraprakUdhëzime si të ruani qumështin e gjirit për sigurinë e foshnjës
Artikulli i rradhës Nëntë këshilla të gjysheve për fëmijët, a janë të vërteta apo të gabuara

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.