Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për hapësirat ndërmjet dhëmbëve të fëmijëve?

Jetë 07/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hapësirat ndërmjet dhëmbëve te fëmijët, posaçërisht atyre të përparmë, janë brengë për shumë prindër. Kjo rrallësi ndërmjet dhëmbëve mund të ndikojë në simetrinë e fytyrës, estetikën, të folurit, sjelljen sociale dhe fleksionin e duhur.

Shumë faktorë mund t’i shkaktojnë këto rrallësi (diastema). Çelësi i përmirësimit të diastemës qëndron në të kuptuarit e këtyre faktorëve favorizues.

Diastema e mesit – diastema mediana është një hapësirë ndërmjet incizivëve qendrorë të sipërm. Kjo diastemë është e zakonshme te fëmijët si pjesë e zhvillimit normal dental. Diastemat janë të pranishme në 97% të e gjithë mosha pesëvjeçare. Te fëmijët e moshës 6 deri 8 vjeçare ato janë të pranishme në 50% të rasteve. Mirëpo, te moshat më të mëdha diastemat janë më të rralla, sepse shumica e këtyre hapësirave mbyllet në mënyrë natyrale.

Shkaktarët e mundshëm të diastemës te fëmijët:

Diastemat janë normale gjatë rritjes dhe zhvillimit dental te fëmijës!
Arsye për këtë është se rreth moshës 8 vjeçare, incizivët lateral të pa dalur fillojnë të shtyjnë rrënjët e incizivëve qendrorë-tashmë të dalur gjë që shkakton formimin e hapësirës ndërmjet incizivëve qendrorë. Por më vonë, rreth moshës 12 vjeçare, kur fillon dalja e dhëmbit të sipërm të syrit- kaninit- ndikon në mbylljen e diastemës ndërmjet incizivëve.

• Incizivët lateralë të vegjël
Në këto raste kjo bënë që incizivët qendrorë të largohen njëri nga tjetri duke dhënë hapësirë ndërmjet dhëmbëve të përparmë.

* Kafshimi i thellë
Kjo është një situatë kur dhëmbët e përparmë të sipërm mbulojnë së tepërmi ata të poshtmit. Gjatë këtij kafshimi dhëmbët e sipërm shtyhen përpara dhe krijohen hapësirat ndërmjet tyre.

• Shprehitë e këqija
Kafshimi i buzës së poshtme mund t’i protrudojë dhëmbët e sipërm. Tonusi i dobët i muskulaturës së buzëve mund të shkaktojë protruzionin e dhëmbëve të përparmë. Vendosja e gabuar e gjuhës – vendosja e saj përpara ndërmjet dhëmbëve të përparmë (interponimi i gjuhës) – mund të ndikojë në pozitën e incizivëve.
Çrregullimi i baraspeshës së muskulaturës
Gjuha mund t’i shtyjë incizivët përpara në rast të anomalisë së lindur të gjuhës së madhe — makroglosia .

• Çrregullimet hormonale
Një çrregullim endokrin, siç është akromegalia, shkakton rritjen e tepërt të nofullave, por dhëmbët janë me madhësi normale, gjë që sjell në formimin e diastemave.

• Pengesat fizike
Dhembët e mbinumërt, siç është meziodensi, pengojnë afrimin e incizivëve qendrorë në pozitë normale. Në raste të tjera cistat mund të formohen ndërmjet dhëmbëve poashtu duke penguar pozitën normale të incizivëve. Nganjëherë, indet e tepërta ndërmjet dhëmbëve, siç është frenulumi i buzës së sipërme, pengojnë incizivët qendrorë të takohen.

• Strukturat jonormale kockore
Nganjëherë, kocka ndërmjet incizivëve ka një defekt në formë të shkronjës Ë (që mund të shihet në rëntgenogram). Ky defekt pengon incizivët që të takohen.

Teknikat ortodontike për trajtimin e diastemës mediana
– Lëvizja në tehun e incizivëve në drejtim të njëri-tjetrit (shtyrja meziale),
– Lëvizja e plotë e incizivëve kah njëri-tjetri (Lëvizja meziale bodili),
– Përmirësimi i protruzionit të dhëmbëve frontalë (zvogëlimi i shkallës incizale)
– Plotësimi dhe rritja e madhësisë së incizivëve lateralë me materiale restorative (zgjidhja restorative ). /Telegrafi/

Artikulli paraprakShikojeni se si vallëzon kjo grua shtatzënë në sallën e lindjes (Video)
Artikulli i rradhës Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.