Kur shtatzëna Amber Bush shkoi në klinikë pasi i kishte ‘shpërthyer uji’ për të lindur, ajo bëri diçka që të përshpejtojë lindjen e fëmijës.
Ajo filloi të vallëzonte me motrën medicinale në sallën e lindjes, shkruan EssentialBaby, transmeton Gazeta Shneta.
Amber tha se ajo gjithashtu ka vallëzuar me këngët e Pitbull, Nicki Minaj dhe Daddy Yankee. Vallëzimi ishte gjatë tërë kohës pjesë e shtatzënisë së saj.
Ajo u pajtua që videoja të shpërndahet në facebook, me qëllim që ta shohin edhe nënat tjera se çfarë me të vërtetë ndodh gjatë lindjes.
Videoja është parë mbi 8 milionë herë ndërsa është shpërndarë mbi 60 mijë herë.
Shumë nëna e komentuan pozitivisht aftësinë e Amber në këtë moment të vështirë. /Gazeta Shneta/