Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini për skanimet MRI

Femina 13/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një imazh i rezonancës magnetike (MRI) është një procedurë e zakonshme në mbarë botën. MRI përdorë një fushë të fortë magnetike dhe radio valët për të krijuar imazhe të hollësishme të organeve dhe indeve brenda trupit.

Që nga shpikja e saj, mjekët dhe studiuesit vazhdojnë të përmirësojnë teknikat e MRI për të ndihmuar në procedurat mjekësore shkruan medicalnewstoday, transmeton Gazeta Shneta.

Një skanim MRI ndryshon nga skanimet e CT dhe rrezet X, pasi nuk përdor rrezatim jonizues potencialisht të dëmshëm.

Zhvillimi i skanimit MRI paraqet një arritje të madhe për botën mjekësore.

Ky imazh i rezonancës magnetike përdoret për zbulimin e : Anomalive të trurit dhe palcës kurrizore, tumoreve, cisteve dhe anomalive të tjera në pjesë të ndryshme të trupit, shfaqjen e kancerit të gjirit për gratë që përballen me një rrezik të lartë të kancerit të gjirit, lëndimet ose anomalitë e nyjeve, llojet e caktuara të problemeve të zemrës, sëmundjet e mëlçisë dhe organet e tjera të barkut, anomalitë e dyshuara të mitrës tek gratë që kalojnë vlerësimin për infertilitet;

Kjo listë nuk është aspak e plotë. Përdorimi i teknologjisë MRI gjithnjë zgjerohet në fusha dhe në përdorime të tjera.

Nuk kërkohet shumë parapërgatitje, për të  zhvilluar një skanim të rezonancës magnetike.

Me mbërritjen në spital, mjekët mund t’i kërkojnë pacientit të ndryshojë rrobat për të kaluar në një “fustan”.

Kur përdoret magneti, është e rëndësishme që në skaner të mos ketë objekte metalike.

Mjeku do t’i kërkojë pacientit të heqë stolitë  metalike ose pajisje që mund të ndërhyjnë në makinë.

Një pacient ndoshta nuk do të jetë në gjendje të ketë një MRI në qoftë se ata kanë ndonjë metal brenda trupit të tyre, të tilla si përshembull plumbat, apo trupat e tjerë metalikë të huaj.

Këtu gjithashtu mund të përfshihen dhe pajisjet mjekësore, të tilla si stimuluesit kardiakë.

Individët të cilët janë të shqetësuar ose ndihen më të frikëuar rreth hapësirave të mbyllura duhet t’i tregojnë mjekut të tyre. Shpesh atyre mund të ju administrohen ilaçe para skanimit për të ndihmuar në procedurën më të rehatshme.

Radiologu, një mjek i specializuar në imazhe mjekësore, do të flasë me pacientin përmes procesit të skanimit të MRI dhe do të përgjigjet në çdo pyetje që mund të kenë në lidhje me procedurën.

Është jashtëzakonisht e rrallë që një pacient do të përjetojë efekte anësore nga një skanim MRI.

Megjithatë, ngjyra e kontrastit mund të shkaktojë nauze, dhimbje koke apo “dhimbje ose djegie në pikën e injektimit” në disa njerëz.

Alergji ndaj materialit të kontrastit gjithashtu shihet rrallë por është e mundur, dhe mund të shkaktojë kruarjen e syve.

Sa kohë do të marrë një MRI skanim?

Skanimet MRI ndryshojnë nga 20 në 60 minuta, varësisht nga ajo pjesë e trupit që po analizohet dhe sa imazhe janë të nevojshme.

Nëse, pas skanimit të parë MRI, pamjet nuk janë mjaft të qarta për radiologun, ata mund t’i kërkojnë pacientit që t’i nënshtrohet një procedure të dytë menjëherë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHulumtimet e fundit mund të shpjegojnë pse depresioni është më i zakonshëm tek gratë
Artikulli i rradhës Cili është dallimi në mes të një cisti dhe një tumori

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.