Jeta me të posalindurit mund të jetë magjike por do të duhet pak kohë për t’u përshtatur me jetën tuaj të re së bashku. Fëmija juaj i posalindur do të ketë nevojë për më shumë dashuri dhe përqafime nga ju derisa ai të mësohet me jetën jashtë mitrës.
Pas komoditetit të nëntë muajve të fundit, hapësirat e reja rreth fëmijës suaj janë ende një ndjenjë e çuditshme për të. Ju mund të vëreni se ai lëviz në një mënyrë të pakoordinuar derisa ai mëson që t’i kontrollojë muskujt e tij.
Nëse jeni duke ushqyer me gji, shanset janë që ende jeni duke e përballuar, është më e lehtë, prandaj jeni të durueshëm me vetën. Nëse ndiheni të dekurajuar, përpiquni të mbani mend shumë përfitime të ushqyerjes me gji, shkruan BabyCentre, transmeton Gazeta Shneta.
Ju do të keni shumë pyetje në lidhje me ushqyerjen në gji. Mund të jetë e vështirë për të gjetur pozicionin e përshtatshëm, posaqërisht nëse keni pasur lindje cezariane. Kështuqë provoni pozicione të ndryshme dhe kohë pas kohe kontrolloni nëse foshnja juaj është përshtatshëm me gjirin tuaj.
Në anën tjetër, nëse jeni duke e ushqyer foshnjën tuaj me gji mendoni se a jeni duke e ushqyer mjaftueshëm. Por, për të gjitha këto mund të konsultoheni edhe me pediatrin tuaj.
Shumica e nënave të reja ndjehen se janë në stres gjatë javës së parë pas lindjes, gjë që mund të ndjeheni të lodhur dhe nervoz. Kjo mund të shkaktohet nga hormonet që ndryshojnë dhe ndoshta do të zgjasë vetëm disa orë ose ditë. Por është krejtësisht normale, bisedoni me gjinekologën tuaj nëse e shihni si diçka të pakalueshme.