Edhe gjatë shtatzanisë mund të shijoni ndonjë filxhan kafe, vetëm sigurohuni që mos të konsumoni më shumë se 200mg kafeinë gjatë ditës. Nëse rregullisht konsumoni më shumë se 200mg kafeinë gjatë ditës kur jeni shtatzënë, do të keni rrezik më të madh për të pasur fëmijë në nënpeshë. Bebat e lindura në nënpeshë janë në rrezik më të madh për shëndetin kur ata të rriten.
Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se nëse trupi i njeriut merr kafeinë rregullisht gjatë kohës së shtatzanisë, rritet rreziku për abort. Ky limit i 200mg kafeinë përfshin të gjitha llojet e kafesë, çajin e gjelbërt, pijet e gazuara, pijet energjike dhe çokollatën.
Përmbajtja e kafeinës së espressos, cappuccinos ose lattes varen nga sasia e tyre. Një studim zbuloi se nivelet e kafeinës mund të shkojnë nga 50mg deri në 300mg për espresso, shkruan BabyCentre, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse keni nevojë për të zvogëluar sasinë e kafinës që merrni, kaloni nga kafja e filterit në kafe të përgaditur në shtëpi. Ju gjithashtu mund ta bëni atë më të dobët duke përdorur vetëm gjysmë lugë çaji kafe për filxhan. Kafja pa kafeinë është gjithashtu një opsion i mirë dhe i sigurtë dhe ka shije thuajse të njëjtë si kafet normale.
Mos harroni, edhe pse kafja ka kafeinë ajo gjithashtu siguron edhe lëngje trupore. Kështuqë nëse vendosni të hiqni dorë nga ajo sigurohuni që ta zëvendësoni me një pije tjetër për ta hidratuar trupin.
Por, nëse jeni të shqetësuar për marrjen e kafeinës, bisedoni me gjinekologun tuaj.