Agresiviteti tek fëmijët , sado që është shqetësuese për ju prindër , është normale për zhvillimin e tyre.
Aftësitë gjuhësore primitive, dëshira e egër të bëhet i pavarur dhe impulsiviteti i fëmijëve të kësaj moshe i shtyn ata të grinden fizikisht tregon Ndryshe , përcjell GazetaShneta.
“Një shkallë goditjesh dhe kafshimi është krejtësisht normale, sepse 2-vjeçarët janë shumë të përqëndruar në “unë” dhe “imja”, thotë Nadine Block, drejtor ekzekutiv i Qendrës për disiplinë efektive në Columbus, Ohio,
Kështu, sjellja e 2-vjeçarit tuaj mund të ju vë në siklet dhe të ju shqetësojë – dhe kjo sigurisht nuk është në rregull që t’i lëndojë fëmijët e tjerë – kjo nuk do të thotë se ju duhet të grindeni për këtë. Duke e bindur vazhdimisht fëmijën tuaj të kuptojë se sjellja agresive nuk e privon atë dhe duke i treguar atij mënyra tjera për të shprehur ndjenjat e tij, ju mund ta ndihmoni të kontrollojë veten dhe të mësojë të luaj së bashku me të tjerët.
Çfarë mund të bëni për agresionin
Përgjigje e shpejtë. Mundohuni të përgjigjeni menjëherë kur ta shihni fëmijën tuaj agresiv. Është tunduese të prisni derisa ai të goditë vëllanë e tij për herë të tretë para se t’i thoni: “Mjaft më!” (Sidomos kur e keni qortuar tashmë disa herë në orën e fundit). Gjithashtu, është mirë ta kuptojë menjëherë se është duke bërë diçka të gabuar.
Largojeni nga situata për një kohë të shkurtër – për një 2-vjeçar, madje disa sekonda mund të mjaftojnë. Ideja është që ai të lidhë sjelljen e tij me pasojat dhe të kuptoj se nëse godet apo kafshon, ai do të humbas argëtimin.
Ndiqeni. Nëse 2-vjeçari juaj merr topin në qendër të sallës sportive dhe menjëherë fillon ti gjuaj fëmijët tjerë, nxirreni jashtë. Uluni bashkë me të dhe shikoni fëmijët e tjerë duke luajtur, duke i shpjeguar se ai mund të kthehet në lojë, kur është gati të argëtohet pa i lënduar të tjerët.
Pa marrë parasysh se sa i zemëruar jeni me të, mos tentoni t’i bërtisni, ta goditni, apo t’i thoni fëmijës tuaj se është i keq. Në vend që të ndryshoni sjelljen e tij, thjesht mësojeni se agresioni verbal dhe fizik janë rruga për tu larguar, kur ai është i çmendur. Në vend të kësaj, dëshmoni se ju mund ta kontrolloni durimin tuaj, që mund të jetë hapi i parë për ta ndihmuar edhe atë ta kontrollojë durimin e tij.
Tregoni dhe bisedoni. Pasi të keni tërhequr fëmijën tuaj mënjanë, prisni deri sa ai të qetësohet pak dhe pastaj me qetësi dhe ngadalë e shqyrtoni çka ka ndodhë. E pyetni nëse mund të shpjegojë se çfarë shkaktoi shpërthimin e tij. (“Jordan, çka të shtyu të sillesh si i çmendur ndaj Skot?”) Shpjegoni se është krejtësisht e natyrshme të zemërohet ndonjëherë, por nuk është në rregull të godasë apo kafshojë. Inkurajoni 2-vjeçarin tuaj që të gjejë një mënyrë më të mirë për të shprehur se sa i zemëruar është. Duke grushtuar topin, duke grushtuar jastëkun, duke i kërkuar të rriturit për ndihmë, apo madje vetëm duke i thënë shokut të lojës se mllefi i tij (pa bërtitur) është në rregull, që përshtatet me moshën si është përgjigjur ndaj zemërimit. Gjithashtu mund të ndihmojë që fëmija juaj të kuptojë emocionet e tij duke lexuar një libër së bashku me titullin – “provoni Sa i Çmëndur jam!” ( try I’m SO Mad!), nga Robie Harris dhe Nicole Hollander.
Shpërbleni sjelljen e mirë. Në vend se t’i kushtoni vëmendje 2-vjeçarit tuaj vetëm kur ai sillet keq, përpiquni ta kapni atë edhe kur sillet mirë – kur ai pyet një fëmijë tjetër për të hyrë në kthesë në vend që ta shtyjë nga rruga, për shembull, ose t’i afrojë lodrën në vend që ta hudhë larg. Lavdërojeni shumë (“Isha aq krenar kur prite rradhën tënde!”) dhe ai së shpejti do të kuptojë se sa e vlefshme mund të jetë mirësjellja. Ju mund edhe ta shpërbleni me ‘etiketë mirënjohjeje’, kur ai arrin të mbajë durimin e tij në kontroll.
Kufizoni kohën e ekranit. Shikimi i pafajshëm i vizatimorëve dhe shfaqjeve tjera të ashtuquajtura për fëmijë shpesh janë plot me britma, kërcënime, shtyerje dhe goditje. Kështuqë përpiquni ti monitoroni programet e 2-vjeçarit tuaj, t’i shikoni bashkë me të – veçanërisht nëse ai është i prirur për agresion./Ndryshe